Si u rrit numri i muslimaneve gjate 10 viteve te paqes se Hudejbijes me kurejshet?

Me paqen e Hudejbijes, garantohej që, për dhjetë vjet, kurejshët nuk do të përbënin shqetësim për muslimanët. Kjo periudhë dhjetëvjeçare kishte rëndësi jashtëzakonisht të madhe për muslimanët. Gjatë kësaj periudhe Profeti gjeti rastin të dërgonte në zona të ndryshme ekipin e mësuesve dhe kumtuesve të Islamit të përgatitur prej tij dhe kjo, do të thoshte dëgjimi i zërit të Islamit në tërë Gadishullin Arabik! Tashmë zëri i Kur’anit lartësohej kudo dhe çdo njeri vraponte drejt Islamit. Ja, ky ishte çasti i gëzuar që paralajmëronte Kur’ani kur thoshte “… dhe t’i shohësh njerëzit të futen turma-turma në fenë e Allahut…” (Nasr, 110/2) Dhjetë vjet do të thoshte rritje dhe përgatitje e një brezi të ri! Kurejshët nuk i binin dot në të se ç’rast dhe ç’mundësi u kishin dhënë muslimanëve! Ndryshe, as që do të arrinin në një marrëveshje të tillë. Gjatë kësaj kohe muslimanët përparuan shumë si nga ana sasiore, ashtu dhe cilësore. Hyrjet e reja në Islam shtonin, nga njëra anë, shpresën, nga ana tjetër, fuqinë ushtarake. Dhe kur një ditë muslimanët arritën në portat e Mekës me këtë fuqi, kurejshve nuk u mbetej më gjë për të bërë!