Si pushonte Pejgamberi a.s.? Pamja dhe tiparet e Muhammedit a.s.

Votoni kete shkrim

Profeti paqja qoftë mbi të! falte namazin e jacisë me sahabet dhe nëse nuk kishte ndonjë gjë të rëndësishme për të bërë, pa folur me askënd, shkonte të pushonte.  Gjithashtu lutej para se të flinte.

Profeti ynë e ka cilësuar gjumin si vëllai i vogël i vdekjes. Me fjalët “syri im fle, por zemra jo”, i Dërguari i Zotit ka shfaqur sjellje të cilat janë shembull për umetin e tij rreth mënyrës së fjetjes.

Kur përgatitej për të fjetur, Profeti ynë sillej në krahun e djathtë, shputën e dorës së djathtë e vendoste nën faqen e djathtë dhe lutej kështu: “O Zoti im! Më largo nga dënimi yt ditën kur do të ringjallësh dhe mbledhësh robërit e tu!”

Kur zgjohej lutej kështu: “Lavdi Zotit i cili na vuri në gjumë, vëllain e vogël të vdekjes dhe na ktheu përsëri në jetë. Padyshim kthimi ynë tek Ai do të jetë.”

I Dërguari i Zotit këndonte këto sure para se të shtrihej në shtrat:

Pjesën e parë të sures Bekare dhe dy ajetet e fundit (Amene resulu),

Ajetul Kursi, Suren Jasin, Suren Sexhde, dhe suren Mulk.

Pas tyre lexonte nga tri herë suret Ihlas dhe Muavidhetejn (Felek-Nas) dhe një herë suren Kafirun, duke i bashkuar duart i frynte shputave dhe pastaj prekte çdo pjesë të trupit deri ku arrinin duart.

Pasi shtrihej në shtrat lexonte 33 herë “Subhanallah”, 33 herë “Elhamdulil’lah” dhe 33 herë (sipas një transmetimi 34) “Allahu Ekber” dhe pastaj lexonte shumë lutje.

Sipas Abdullah b.Abasit Profeti gërhiste kur flinte. Kur vinte Bilali për ta zgjuar për namaz ngrihej dhe falej.

Aishja (r.a.) na ka transmetuar se lënda e shtratit që përdorte Profeti përbëhej nga një lëkurë e mbushur me fije hurmash.

Kur e pyetën Hafsën si ishte shtrati që kishte përdorur Profeti, ajo u përgjigj: “Vendi ku flinte Profeti ishte një qilim i palosur më dysh nga ne. Një natë menduam ta palosnim katër herë në mënyrë që të ishte më e butë dhe më e rehatshme për Profetin dhe ashtu bëmë. Në mëngjes Profeti na pyeti: “Ç’ishte ai dyshek që më kishit përgatitur mbrëmë?” Ne i thamë se ishte e njëjta gjë, vetëm se kësaj here e kishim palosur katër herë. Pas kësaj Profeti na tha: “Tani e mbrapa përgatiteni siç e keni përgatitur gjithmonë. Sepse mbrëmë, për shkak të butësisë së shtratit, nuk munda të ngrihem për namazin e natës.”

Fjetja e Pejgamberit a.s. mbi rrogoz

Një ditë, Omeri (r.a.) shkoi tek i Dërguari i Zotit. Profeti po qëndronte mbi rrogozin mbi të cilin kishte fjetur dhe në një anë të fytyrës kishte ende shenjat e rrogozit. Në një anë të dhomës kishte një lëkurë të punuar, ndërsa në një qoshe tjetër, një torbë me ca grushte grurë. Ja, këto ishin gjërat që gjendeshin në dhomën e të Dërguarit të Zotit. Omeri (r.a.) u prek dhe qau. Kur i Dërguari i Zotit e pyeti përse po qante, Omeri (r.a.) iu përgjigj: O, i Dërguari i Zotit! Ndërkohë që mbretërit flenë në shtretër me pupla, Ti (gjithësia u krijua për hir të tij) fle vetëm mbi një rrogoz që të lë shenjë në fytyrë. U preka nga çka pashë. Pas kësaj, i Dërguari i Zotit iu drejtua Omerit (r.a.): “A nuk dëshiron, o Omer, që ahireti të jetë i yni dhe kjo botë të jetë e tyre.”

Në një transmetim tjetër, Profeti ynë ka thënë: “Ç’lidhje kam unë me jetën e kësaj bote. Unë jam si një udhëtar. Një udhëtar që prehet nën hijen e një peme, pastaj largohet prej aty dhe vazhdon udhëtimin.”

Ai kishte ardhur me një mision në jetë. U kishte sjellë njerëzve frymën ringjallëse në ndjenja dhe në mendime. Kur të kryente misionin, do të largohej nga kjo botë. Të hamendësosh në ndryshimin e disa gjërave, në emër të botës nga një njeri kaq i painteresuar ndaj botës, duket se është pak absurde. Ai kurrë nuk u përkul përpara botës dhe Ai asnjëherë nuk hapi velat për të ndryshuar kahe

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.