Si mund të iu shmangemi mëkateve dhe si mund të pendohemi sinqerisht

Është shumë e rëndësishme për jetët tona shpirtërore dhe emocionale pendesës , strehuesit më të mirë ndaj mëkateve, në pikat e mëposhtme :

Reagimi ndaj mëkateve

Reagimi I një personi ndaj mëkatit që ai apo ajo ka bërë është e lidhur thellësisht me moralin dhe gjendjen shpirtërore të personit. Mund të gjendet një qastë në të cilin , për shkak të ndonjë mëkati, ju bëni sexhde para Zotit dhe ju përgjëroheni Ati për falje. Gjithashtu mund të ketë raste kur kjo është e pamjaftueshme për ju, dhe kur dhimbja juaj ndez një zjarrë të madh në zemrat tuaja. Por mund të shpresojmë se ajo dhimbje që shqetëson zemrën tënde në emër të pendesës të jetë më e pranueshme tek Allahu.

Pendesa me të vërtetë është për keqardhje dhe një zjarr eternal. Në këtë pikëpamje , mëkatet duhet parë sit ë ishim në shoqërinë e gjarpërinjve dhe të shumëkëmbëshave helmues. Vetëm një qëndrim I tillë I fortë është I pranueshëm nga një besimtarë, pasi çdo gjë tjetër lë dyshime për përfundimet e atij mëkati në Ahiret. Prandaj, është esenciale qe çdo mëkat të pritet me një gjendje alarmi dhe, nëse bëhet ai mëkat të pasohet me pendesë.

Mëkatet duhen të jenë të përkohshme.

Pasi çdo mëkate sjell mëkate të reja, ne rastet kur një person bën një mëkat , ai apo ajo duhet të kërkojë pastrimin pa vonesë. Pas së gjithash, askush nuk e di kur ai apo ajo do të ndërroj jetë. Ata që janë të vetëdijshëm për Krijuesin nuk mund të jenë në qetësi derisa ta kenë pastruar veten nga mëkatet. Është e dëmshme për mirëqenien shpirtërore të një personi nëse ai e lejon mëkatin Brenda tij të mbijetojë madje edhe për një sekondë. Për më tepër , një qëndrim  I tillë lë të kuptohet se personi frikësohet nga diçka që Zoti nuk e pëlqen. Mëkateve nuk iu duhet lejuar jetesa. Ato duhet të jenë kalimtare, sepse nëse nuk largohen me anë të pendimit ato shëndrrohen në gjarpërinjtë që kafshojnë zemrat vazhdimisht. Dhe në momentin që njolloset zemra , është më e lehtë për të që të merr njolla të reja. Ne fund  rezultati del një rreth I lig. Çdo mëkat rrezikon për mëkate të reja , dhe në fund, “ bel rana ‘ala kulubihim” ( 83:14)

Prandaj është shumë e rëndësishme që t’iu kujtojmë njerëzve këto realitete dhe ti vetëdijësojmë për mëkatet. Për më tepër, nëse mundeni , ju duhet treguar natyrën e shëmtuar të mëkateve njerëzve dhe ti bëjmë ata të heqin dorë nga mëkatet ë tyre.

Me sa duket, shpirtrat e ndjeshëm dhe të vetëdijshëm mund ta ndjejnë kundërmimin qe lëshojnë mëkatet.

Mëkatet duhen parë si të urryera

Kur pendohemi, një nga gjërat më të rëndësishme është të shikuarit e mëkatit si diçka e urryer dhe neveritëse. Nëse nuk përmbahemi nga mëkatet, duke besuar se janë si gjarpërinj dhe akrepa dhe kështu duke e merituar neverinë tonë, ne nuk do jemi në gjendje ta zgjedhim luftën tonë me to përmes pendimit. Kur rrëzoni dhe theni ndonjë vazo te paçmueshme, p.sh, ju ndjeni vuajtje. Në të njëjtën mënyrë, çdo mëkat që bëni e plasarit dhe dëmton llambën e jetës. Prandaj është e nevojshme që të ndjejmë keqardhje dhe dhimbje pas çdo mëkati, së paku në shkallen e dhimbjes së ndjerë pas thyerjes së një vazoje kristali. Përndryshe, ju nuk jeni duke I marrë pendimin e as mëkatet tuaja seriozisht.

Përputhja mes mëkatit dhe pendimit

Pendimi I një personi për një mëkat të bërë duhet të jetë I të njëjtit nivel të seriozitetit si ai I mëkatit të bërë, pasi çdo mëkat simbolizon një pus zifti. Me fjale të tjera është lehtë të hyhet Brenda por shumë e vështirë të dilet nga ai.

Njohja e mëkatit

Nëse I nënvlerësojmë pasojat e një mëkati, ne jemi duke bërë një mëkat tjetër të të njëjtit nivel më atë të parë. Për shembull nëse ne shohim konsideronim  e dhe shkeljes së të drejtave të të tjerëve si mëkate të ekzagjeruar dhe themi  “ ne përfitojmë nga to, pra pse ti konsiderojmë si të liga?” a ne jemi duke bërë një mëkat edhe më të madh. Prandaj ne duhet të iu rezistojmë mëkateve dhe ta kushtëzojmë veten në këtë mënyrë : “ o mëkate, dyert e zemrës sime janë të mbyllura, pra zellshmëria juaj që të hyni brenda është e kotë.”

Krahasimi I mendimtarit Bediuzzaman Said Nursi është shumë domethënës: “ Ikni nga mëkati sit ë ishte gjarpër helmues apo shumëkëmbësh.”  Vëreni se si ai e simbolizoi mëkatin me gjarprin dhe me shumëkëmbëshin në vend që ta bënte me luanin apo tigrin. Një person mund të merr masa mbrojtëse ndaj luanit dhe tigrit, sepse ata sulmojnë trimërishtë, përderisa gjarpërinjtë  dhe shumëkëmbëshat sulmojnë papritmas dhe tinëzisht. Therrja pas shpine dhe tradhtia konsiderohen shembuj të mëkateve të tilla.

Shkurtimisht , kujdesi nga mëkatet duhet të jetë një cilësi e besimtarit të vërtetë. Ne duhet ta mbajmë në mendje që kujdesi ndaj mëkateve t është tregues I besnikërisë tonë dhe përpikmërisë tonë ndaj Zotit të Gjithëfuqishmit.

Për ta kuptuar natyrën e vërtetë të mëkateve, ne mund ta shikojmë këndvështrimin e shenjtë të thënies së Pejgamberit alejhi selam : Edhnebe ‘abdi dhenben…, e cila është për një rob që mëkaton dhe pastaj ndjen keqardhje. Në këtë thënie , fjalët e përdorura kanë një kuptim të thellë : zenb- mëkat dhe zeneb- bisht vijnë nga e njëjta rrënjë në arabisht. Prandaj , një besimtarë që thote: “ O Zoti im , unë kam bërë një mëkat” do të thotë : “ O Zoti im , unë kam vendosur një bisht përsëri. Në gjendjen time aktuale , Ti mund të më konsiderosh si një dhelpër me një bisht të gëzoftë, një akrep që thumbon të tjerët me bishtin e tij, apo si gjarpër bishti I të cilit është një pjesë e gjatë e trupit! Dhe unë jam”. Me fjalë të tjera, ata që I tregojnë mëkatet e tyre e, kanë përbuzur dhe nënvlerësuar njerëzoren që iu është dhuruar nga Zoti dhe si rezultat I kësaj kane rënë në nivel të kafshërores.

Sa I përket atyre që mëkatojnë pa vetëdije, ata janë reflektues të ula’ika ka al-an’am bald um adallu (7:179)… dhe kan rënë në nivel më të ulët se kafshët, në fakt, rezultatet e një studimi të kryer nga rinia perëndimore e argumenton këtë pikë , kështu duke treguar se çdo rrugë apo sistem tjetër përveç realitetit dhe të vërtetës qon në përfundime të tjera nga e vërteta.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.