Pyetje Islame

Si merret abdesi (abdesti, avdesi)?

Votoni kete shkrim

Feja Islame e vlerëson shumë pastërtinë. Të jesh i pastër para se të kryesh adhurimet është një nga kushtet fillestare. Kur flasim për faljen e namazit, duhet të dimë që çdo mysliman duhet të ketë fillimisht abdes para se at kryejë atë. Mënyrën e marrjes së abdesit e dimë nga praktika e Profetit tonë (s.a.s).

  1. LARJA E DUARVE: Duart lahen deri në kyçe. Veçanërisht lahen mirë pjesët mes gishtërinjve dhe tregohet kujdes të mos mbesë asnjë pjesë e palagur.
  2. LARJA E GOJËS: Me dorën e djathtë fusim ujin në gojë. Çdo herë e nxjerrim ujin pasi e shpërlajmë mirë gojën.
  3. LARJA E HUNDËS: Me dorën e djathtë marrim ujin, e tërheqim pak me hundë. Me dorën e majtë pastrojmë hundën nga sekrecionet nëse ka.
  4. LARJA E FYTYRËS: Bashkojmë shuplakat e duarve, i mbushim me ujë dhe lajmë fytyrën tri herë. Fytyra lahet prej ku dalin flokët e deri nën mjekër dhe prej veshit në vesh.
  5. LARJA E DUARVE DERI NË BËRRYLA: Lajmë tri herë dorën e djathtë e pastaj të majtën deri në bërryla.
  6. FËRKIMI (MES’HI) I KOKËS: Më dorë të lagur fërkojmë ¼ e kokës.
  7. FËRKIMI I VESHËVE: Me duart të lagëta prekim veshët, gishtin e vogël e vëmë në vesh, gishtin e madh pas veshit dhe me tre gishtat e tjerë fërkojmë qafën.
  8. FËRKIMI I QAFËS: Fërkimi i qafës siç e thamë bëhet me tre gishtërinjtë e tjerë nga ana e jashtme e tyre.
  9. LARJA E KËMBËVE: Në fillim lajmë këmbën e djathtë me ndihmën e dorës së majtë deri në kyçe. Pastaj të majtën. Duhet të tregohet kujdes në larjen e pjesës mes gishtërinjve.

Para se të marrim abdes mund të kemi nevoja personale. Në lidhje me këtë çështje do analizojmë dy terma: “istinxha” dhe “istibra”.

Istinxha: Është pastrimi i organit nga i cili kemi kryer nevojat tona personale.

Istibra: Meshkujt duhet të jenë të kujdesshëm përsa i përket mosmbledhjes së urinës në organin e riprodhimit pas urinimit. Mënyra më e mirë për ta realizuar këtë është të kolliturit ose të ecurit pak.

Duhet të plotësojmë disa kushte që abdesi të na pranohet. Këta kushte quhen farzet e abdesit.

Exit mobile version