Profeti ynë (salallahu alejhi ue selam) i kushtonte vëmendje pastërtisë dhe rregullit të veshjes. Kur vishte një rrobë të re thoshte:
“O Allah! Falenderimi të takon vetëm Ty, që më dhe mundësinë të vesh këtë rrobë të re. Të lutem Ty që të përfitoj nga të mirat e saj, për të cilat është përgatitur ajo. Të lutem Ty, të më mbrosh nga të këqijat që mund të më vijnë nga përdorimi i saj.”
Ai a.s. shmangej prej veshjeve luksoze dhe israfit (shpenizimi të tepruar) si dhe prej veshjeve që tërheqnin vëmendjen. Ai zgjodhi të ishte njeri në mesin e njerëzve, prandaj veshja e tij ishte e zakonshme (mesatare).
Njeriu shembull, Pejgamberi a.s., ne veshjen e tij zgjodhi thjeshtësinë. Zotëria i Gjithësisë nuk e pëlqente madhështinë dhe të veçohej prej të tjerëve. Por, herë pas here ai mbante rroba të çmuara dhe të bukura. Disa sundimtarë i dërgonin veshje të çmuara si dhuratë Profetit (salallahu alejhi ue sel-lem). Hz. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) i pranoi dhe nganjëherë i veshi ato.
Prej ngjyrave e pëlqente ngjyrën e bardhë. Për të thoshte: “Ajo është më e bukura ndër ngjyra”. Ai nuk e pëlqente veshjen e kuqe.
Kur Abdullah Ibn Omeri erdhi i veshur njëherë në të kuqe, nga qëndrimi i Pejgamberit a.s. kuptoi se ai nuk e pëlqeu atë veshje.
اَللّٰهُ أَعْلَم
Allahu di më së miri
Marrë/përkthyer nga: http://hikmet.net/allah-resulunun-giyim-tarzi-nasildi/