Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Si falet namazi i xhumasë? Falja e xhumas

Estimated reading: 5 minutes 7351 views

Namazi i xhumas falet ditën e premte, në kohën e mesditës. Fillimisht këndohet ezan (ezani i jashtëm). Kur hyhet në xhami falen katër rekate sunet. Ky është suneti i parë i xhumasë. Ky namaz mund të falet gjersa hatibi (hoxha/ligjeruesi) të mos jetë ngjitur në minber. Po të jetë ngjitur hatibi në minber, është më e përshtatshme të dëgjohet ai. Pastaj këndohet ezani i dytë (i brendshëm) dhe, pas tij, imami/hatibi i ngjitur në minber mban hutben (ligjeraten) para xhematit. Pas hutbes këndohet ikameti dhe falet namazi farz i xhumasë me xhemat ku imami këndon me zë. Pastaj falen katër rekate sunet që janë suneti i fundit i xhumasë.

Kliko tek linku për të mësuar lëvizjet bazike gjatë faljes së namazit. Xhumaja hap pas hapi falet kështu:

Si falen 4 rekatet e parë sunet të xhumasë?

Falet njëlloj si suneti i parë i namazit të drekës.

  • Në fillim drejtohemi nga kibla dhe bëjmë nijetin “bëra nijet të fal sunetin e namazit të xhumas”.
  • Pas nijetit shqiptojmë tekbirin (thuajmë Allahu Ekber) dhe lidhemi në namaz (duke vendosur dorën e djathtë mbi të majtën poshtë kërthizës)
  • Lexojmë Subhaneken (shiko poshtë).
  • Pastaj themi Eudhu-bil-lahi minesh-shejtanir-raxhiim, bismil-lahir-rahmanir-rahiim.
  • Pas leximit të Fatihasë (shih me poshtë) lexojmë një pjesë nga Kurani (shih poshtë).
  • Pastaj themi “Allahu Ekber” dhe shkojmë në ruku (përkulemi). Pasi themi tri herë “subhane rab-bijel adhim”, e drejtojmë trupin dhe gjatë drejtimit themi “semiallahu limen hamideh” dhe pasi drejtohemi “rabbena ue lekel hamd”.
  • Pastaj biem në sexhde (vendosim ballin në tokë) duke thënë “Allahu ekber”. Në sexhde themi tri herë “subhane rab-bijel a’la”.
  • Ngrihemi nga sexhdeja duke thënë “Allahu ekber“ dhe ulemi. Pasi presim pak, biem përsëri në sexhde duke thënë “Allahu ekber”. Në sexhde shqiptojmë tri herë “subhane rab-bijel a’la” dhe ngrihemi në këmbë duke thënë “Allahu ekber’. Në këtë mënyrë mbarojmë rekatin e parë.
  • Në fillim të rekatit të dytë lidhim duart.
  • Pasi themi bismil’lahin, lexojmë Fatihanë dhe një sure, themi “Allahu ekber” dhe biem në ruku e shkojmë në sexhde dy herë sikur në rekatin e parë. Kur së fundmi ngrihemi duke thënë “Allahu ekber”, qëndrojmë ulur dhe lexojmë “Ettehijjatun” (shih më poshtë)
  • Themi Allahu Ekber dhe në mënyrë të njëjtë falim edhe dy rekatë namaz.
  • Për dallim, në uljen e fundit pas Ettehijjatu lexojmë edhe lutjet Allahumme sal’li-barik dhe rabbena” (shih poshtë).
  • Japim selam (në fillim kthejmë kokën nga ana e djathtë dhe japim selam duke thënë “es selamu alejkum ue rahmetullah”. Në të njëjtën mënyrë japim selam dhe nga e majta.)
  • Kështu përfundon namazi.

Si falen 2 rekatet farz të xhumasë?

Para se të falen dy rekatet farz të namazit të xhumasë, duhet të dëgjohet hutbeja në heshtje dhe pa bërë punë të tjera.

  • Pasi thërret ikameti, bëhet nijeti për faljen e farzit të xhumasë dhe lidhemi në namaz duke ju përshtatur imamit (drejtuesit të namazit).
  • Pasi imami thërret tekbirin (duke thënë Allahu ekber) edhe xhemati e përsërit dhe lexon në heshtje vetëm Subhaneken (shih poshtë). Xhemati nuk lexon asgjë tjetër.
  • Biem në ruku (ku themi tri herë “subhane rabbijel adhim”),
  • Bëjmë dy sexhde (në secilën themi tri herë “subhane rabbijel a’la”).
  • Pastaj ngrihemi në rekatin e dytë, ku xhemati ndëgjon kur lexohet Kurani nga imami.
  • Biem në ruku, sexhde dhe ulemi në uljen e fundit për të lexuar duatë (Ettehijjatun, Allahumme sal’li-barik, Rabbena).
  • Japim selam bashkë me imamin (në fillim kthejmë kokën nga ana e djathtë dhe japim selam duke thënë “es selamu alejkum ue rahmetullah”. Në të njëjtën mënyrë japim selam dhe nga e majta.)
  • Kështu përfundon falja e farzit të xhumasë.

Si falen 4 rekatet e fundit sunet të xhumasë?

Falen njëlloj si suneti i parë i drekës.

Kliko tek linku për të mësuar lëvizjet bazike kur falet namazi.

Si lexohet SUBHANEKE?

Subhaneke All-llahumme ve bihamdike

ue tebarekesmuke

ue te’ala xhed-duke

ue la ilahe gajruk.

Si lexohet EL – FATIHA?

E’udhubil-lahi Mineshejtani Rraxhim Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

Elhamdulil-lahi rabil’alemin,

errahmani rrahim, maliki jeumidin,

ijjake na’abudu ve ijjake neste’in,

ihdines-siratal mustekim,

siratal-ledhine, en’amte ‘alejhim gajril magdubi alejhim ue led-dalin. (Amin)

Si lexohen suret e shkurta në namaz?

Surja EL – KEUTHER

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

Inna e a’tajna kel keuther,

fe sal-li li rabbike uenhar,

inne shanieke huuel ebter.

Surja EL – IHLAS

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

Kul huvall-llahu ehad,

All-llahu samed,

lem jelid ve lem juled

ve lem jekul-lehu kufuven ehad.

Si bëhen lutjet e uljes?

ETTEHIJ-JATU

Et’tehijatu lil-lahi ues-salauatu ue tajjibatu es-selamu alejke ejjuhen nebiju ue rahmetullahi ue beraketuhu

Es-selamu alejna ue ala ibadil-lahis-salihin

esh’hedu en la ilahe il-lall-llah ue esh’hedu enne Muhammeden abduhu ue rasuluh.

SALAVATET

All-llahumme sal-li’ala Muhammedin ue’ala ali Muhammed

kema sal-lejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahim inneke hamidun mexhid.

All-llahumme barik ala Muhammedin ue’ala ali Muhammed

kema barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahim inneke hamidun mexhid.

DUATË (Lutjet)

All-llahumme rabena atina fid-dunja haseneten ue fil-ahirati haseneten ve kina’adhaben-nar

All-llahumme rabenagfirli ue li ualidejje ue lil mu’minine jeume jekumul hisab.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si falet namazi i xhumasë? Falja e xhumas

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA