Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Si falet namazi i sabahut? Për fillestarë

Estimated reading: 3 minutes 3182 views

Numri i rekateve: Namazi i Sabahut ka 2 rekatë sunet, 2 rekatë farz

Në uljen e fundit lexohen “EttehijjatuAllahumme sal’li–barik dhe rabbena” dhe jepet selam.

Koha e namazit të sabahut fillon prej agimit e deri në lindjen e diellit. Me agim kuptojmë atë çast kur errësira fillon të venitet nga një dritë e hollë në horizont. Me shfaqjen e kësaj drite fillon dhe koha e namazit të sabahut. Namazi i sabahut përbëhet nga katër rekatë, dy sunet dhe dy farz.

Faljen e dy reqateve namaz mund ta mësoni shumë lehtë përmes videos:

Le të fillojmë nga mënyra sesi falet suneti i namazit të sabahut:

Dy rekatet sunet të sabahut:

Në fillim drejtohemi nga kibla dhe bëjmë nijetin “bëra nijet të fal sunetin e namazit të sabahut”. Pas nijetit shqiptojmë tekbirin dhe fillojmë namazin.

Pasi lidhen duart lexojmë subhaneken. Pastaj Eudhu-bismilahin. Pas leximit të Fatihasë lexojmë një sure nga Kurani. Pastaj themi “Allahu Ekber”dhe biem në ruku. Pasi themi tri herë “subhane rabbijel adhim”në ruku drejtohemi. Gjatë drejtimit themi “semiallahu limen hamideh” dhe pasi drejtohemi “rabbena ue lekel hamd”. Pastaj biem në sexhde duke thënë “Allahu ekber”. Në sexhde themi tri herë “subhane rabbijel a’la”. Ngrihemi nga sexhdeja duke thënë “Allahu ekber“ dhe ulemi. Pasi presim pak, biem përsëri në sexhde duke thënë “Allahu ekber”. Në sexhde shqiptojmë tri herë “subhane rabbijel a’la” dhe ngrihemi në këmbë duke thënë “Allahu ekber’. Në këtë mënyrë mbarojmë rekatin e parë. Në fillim të rekatit të dytë lidhim duart.

Pasi themi bismil’lahin, lexojmë Fatihanë dhe një sure, themi “Allahu ekber” dhe biem në ruku. Pasi themi tri herë “subhane rabbijel adhim” në ruku drejtohemi duke thënë “semiallahu limen hamideh”. Kur drejtohemi themi “rabbena ue lekel hamd”. Pastaj biem në sexhde duke thënë “Allahu ekber”. Në sexhde themi tri herë “subhane rabbijel a’la”. Ngrihemi dhe themi “Allahu ekber”, qëndrojmë pak ulur dhe biem përsëri në sexhde duke thënë “Allahu ekber”. Në sexhde themi përsëri tri herë “subhane rabbijel a’la”. Ngrihemi duke thënë “Allahu ekber” dhe ulemi në uljen e fundit. Në uljen e fundit lexojmë “Ettehijjatun, Allahumme sal’li-barik, rabbena”. Në këtë mënyrë falim dy rekatë namaz. Në fillim kthejmë kokën nga ana e djathtë dhe japim selam duke thënë “es selamu alejkum ue rahmetullah”. Në të njëjtën mënyrë japim selam dhe nga e majta. Kështu përfundon namazi.

Dy rekatet farz të namazit të sabahut:

Farzi i namazit të sabahut falet njëlloj si suneti i sabahut vetëm se para farzit burrat thërrasin ikametin.

Per te mesuar si falet namazi, levizjet gjate namazit.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si falet namazi i sabahut? Për fillestarë

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA