Si e kuptuan kurejshet qe nuk ishin te zotet e Qabes pas marreveshjes se Hudejbijes?

Gjer atë ditë, kurejshët e shihnin çdo gjë nga lart, thoshin “Qabja është e jona” dhe s’pranonin asnjeri të afrohej. Kushdo që dëshironte ta vizitonte Qaben, duhet t’u paguante kurejshve taksë. Ndryshe as që mund të ndodhte!

Mirëpo në marrëveshjen e bërë me të Dërguarin e Allahut, nuk ishte vënë një kusht i tillë, gjë që përbënte një harresë dhe një gabim të rëndë për kurejshët. Kur vitin tjetër muslimanët shkuan dhe e bënë Qaben tavaf pa paguar taksë, te fiset e tjera ndodhi një zgjim. Nga kjo ngjarje ata e kuptuan se kurejshët nuk ishin të zotët e vetëm të Qabes! Po të ishte ashtu, a do të mund të vinin muslimanët nga Medina dhe ta vizitonin Qaben pa paguar gjë? Po ata vetë, pse të mos e kishin një të drejtë të tillë? Ja pra, ky mendim u zgjua tek të gjithë dhe doli në shesh se kurejshët nuk ishin të vetmit ata që urdhëronin në Qabe! Kështu, në vitet e mëpasme, çdo njeri do të shkonte në Qabe për ta vizituar, pa hasur në asnjë pengesë dhe do të mund ta ngrinte zërin sheshit!

Print Friendly, PDF & Email