Si duhet vlerësuar ajeti i sures Nisa ku përmendet “rrahja e gruas”?

Çka thuhet në ajetin-argument të sures Nisa e çka u këshillohet burrave, janë si më poshtë:

E para: Puna e parë që duhet të bëjnë burrat ndaj grave që dyshohen për mosbindje, paturpësi dhe kundërshtim, është t’i këshillojnë ato.

Gratë ndodhen në dorën tuaj, bëjnë ato punë që doni ju, kryejnë vazhdimin e brezit; edhe ju, si udhërrëfyes e prijës të vërtetë për to, i këshilloni, i orientoni dhe përpiquni t’i lartësoni ato në qiellin e të qenit njeri. Ato kanë një pjesë dobësish dhe prirjesh. Në lidhje me të, ju vazhdimisht do të bëheni mbështetje për to dhe do t’u tregoni rrugën e drejtë. Ndoshta ato do të duan të përdorin mundësitë apo rastet që kanë në dorë, por detyra e parë që ju bie është t’i afroni te Zoti.

E dyta: Vendi ku gruaja është superiore e ku e vë poshtë burrin, është dhoma e gjumit. Nëse në dhomën e gjumit gruaja arrin t’i imponohet burrit, ky i fundit nuk mundet më ta bëjë gruan t’ia dëgjojë fjalën jo aty, por as edhe në faqe të tjera të jetës. Ja pra, nëse aty ku gruaja është zotëruese, burri i jep hakun vullnetit të gruas pa kaluar masën e edukatës, pa i vënë në dijeni për ato çka bën, njerëzit e shtëpisë apo të tjerët jashtë, si dhe duke ruajtur intimitetin e çështjes, i jep hakun, pra, dhe nuk del i mundur atje, ardhja e gruas në udhë psikologjikisht do të jetë më e lehtë. Vetëm se në këtë moment ku duhet sjellë hollë, duhet ruajtur nga kalimi në ekstreme. Sepse është e pamundur të arrihet rezultati i pritur në secilin prej tyre, si në qëndrimin tepër të butë, ashtu edhe në qëndrimin tepër të ashpër. Burri nuk duhet të largohet nga dhoma, nuk duhet të sajojë një shtrat tjetër, ndoshta, duke fjetur në po atë shtrat, do t’i kthejë shpinën gruas e do të mbajë distancë. Fundja, dhënia e hakut të vullnetit me zgjuarsinë e atij momenti do të bëhet i qartë. Kështu, burri që e ka vënë poshtë gruan me armën e saj, ka arritur të mos i japë rast që të përdorë mundësitë e saj specifike dhe shfaqjeve egoiste të saj u ka dhënë përgjigje me egon e vet.

Vetëm se duhet të kujtojmë që specifikat e përshkruara në ajet, i përmbahen një sistematike të caktuar. Shkurt, në fillim niset me këshillë. Nëse nga këshilla nuk del asnjë dobi, atëherë provohet të braktiset gruaja në shtrat.

E treta: Disa herë, të gjitha këto përpjekje s’japin fitim. Gruaja vazhdon të ruajë qëndrimin e keq të saj. Ja pra, në këtë moment pranohet si etapë e tretë një rrahje e lehtë brenda parimeve të caktuara dhe me kusht që të mos i lihet hapësirë ndonjë delikti.

Ja pra, duke u marrë parasysh këto tri etapa, kështu duhet parë kjo çështje, ndryshe, rrahja me të parën qoftë duke e konsideruar këtë në dobi, qoftë në dëm të saj, është mungesë drejtpeshimi. Në radhë të parë, rrahja nuk është parim. Në periudhën e Medinës, burrat shkojnë tek Profeti dhe i ankohen për sjelljen e keqe të grave. Dhe ai u thotë: “U bini lehtë, pa u shkaktuar dhimbje!” Pas njëfarë kohe, dhomat e bashkëshorteve të Profetit mbushen me gra që ankohen se janë rrahur prej burrave. Gratë e Profetit i parashtrojnë atij gjendjen. Atëherë Profeti shkon në faltore, i mbledh shokët e tij dhe u thotë: “Dëgjova se i keni rrahur gratë. Pas kësaj, gratë nuk do të rrihen më!” Dhe e mbyll çështjen. Profeti, duke u dhënë burrave leje, kishte përgatitur kushtet për shfaqjen e ankesës dhe kur ajo ishte shfaqur, kishte thënë: “Nuk do t’i rrihni!”

Janë shumë hadithe, porosi profetike lidhur me ndalimin e rrahjes së grave. Këto porosi pothuajse kanë shkoqitur dhe sqaruar specifikat që ajeti i ka kaluar shkurt. Veçanërisht, rrahjen e gruas si një kafshë ditën dhe, pastaj afrimin tek ajo natën e kanë dënuar me një gjuhë të ashpër. Qëndrimi në mëngjes i dikujt që ka qenë i detyruar t’i këpusë natën të gjitha lidhjet, nuk është parë aspak me sy të mirë.

Rrahja është mënyrë të vepruari, leja e së cilës jepet si zgjidhja më e fundit dhe si rezultat i një drejtimi të detyruar. Ashtu siç e bëmë të qartë edhe më lart, rrahja përdoret atje ku rruga e parë dhe e dytë nuk sjellin dobi. Rrahja mund të praktikohet te ato gra që s’vijnë në rrugë ndryshe dhe të cilave, natyra që kanë, u jep mundësi të korrigjohen vetëm me të rrahur. Megjithatë, kjo ka kufizimet e veta. Nuk duhet t’u shkaktohen shumë dhimbje dhe në asnjë mënyrë nuk do të goditet në fytyrë. I Dërguari i Allahut urdhëron: “Ruhuni nga goditja në fytyrë!”

Fytyra është pasqyra më e shkëlqyer që përfaqëson mëshirën dhe bamirësinë e Zotit. Në fytyrë ka vijëzime që i përkasin këtij kuptimi, prandaj nuk duhet goditur. Qëllimi i goditjes, në vetvete, është pikërisht ngacmimi, zgjimi dhe vënia në veprim e krenarisë së gruas dhe respektit të saj për vetveten. Për të arritur këtë, duhet përdorur mjeti mundësisht më i lehtë dhe në trajtën e tij minimale. Kur po shkruhen këto radhë, unë jam pesëdhjetë e ca vjeç. Dhe ende e kujtoj si atë ditë kur mësuesi i shkollës fillore ma tërhoqi lehtë veshin duke më thënë: “Edhe ti?” Dhe duke e kujtuar këshillën që pata marrë nga ai edukator, e ndjej të njëjtë si atë ditë!

Thamë se rrahja e gruas për ta korrigjuar atë, është zgjidhja e fundit. Dhe shtuam se në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë e dhimbshme. Në këtë moment duhet ta bëjmë të qartë këtë gjë: Në rrahjet jashtë mendimit për korrigjim dhe me dhimbje, burri bëhet përgjegjës para Zotit dhe sjellje të tilla në asnjë mënyrë nuk janë të lejueshme!

Ashtu siç mendojmë se me anë të këshillës do ta rregullojmë, e këshillojmë dhe përdorim të gjitha rrugët e këshillës, ashtu siç e bojkotojmë duke ndarë shtratin, por pa ia thyer krenarinë dhe pa e turpëruar, me mendimin vetëm për ta korrigjuar, ashtu edhe do ta përdorim rrahjen e lehtë nëse mendojmë se gruaja do të korrigjohet dhe veprimi ynë do t’ia arrijë qëllimit. Ndryshe, rrahja si kafshë me pretekstin se sillet keq e ngre krye, është një veprim injorant dhe i papjekur, pa ndonjë kuptim, pa pasur ndonjë qëllim dhe synim të caktuar, i cili e bën përgjegjës e e turpëron njeriun para Zotit. Kjo është e vlefshme edhe për të gjitha trajtat e tjera të edukimit. Për shembull, një mësues nuk mund ta rrahë nxënësin përtej qëllimit të korrigjimit dhe edukimit, përndryshe, në ato kushte, edhe ai bëhet përgjegjës.

Tani po ju pyes unë ju: Cili njeri që ka logjikë mund ta kundërshtojë këtë rrahje të konkluduar pas hetimit shkallë-shkallë të mënyrave e mjeteve të tjera? Dhe nëse ndër njëqind gra, një rrahje e tillë e njërës bën ndikim pozitiv dhe e sjell në rrugë atë grua, përse do të duhej që feja islame ta pengonte një zgjidhje të tillë? Kjo është një metodë edukimi. Duke thënë “Goditini!”, Profeti këto kritere ka patur parasysh. Edhe kur ka thënë “Mos i goditni!”, ka thënë për ta mbrojtur gruan ndaj rrahjeve të bëra me tortura, dhimbje, mundime e mbi ndjenjën e hakmarrjes.

Një specifikë që mund të na shkojë në mendje lidhur me këtë subjekt, është edhe kjo: Burri e rreh gruan nëse ajo i largohet me neveri ose kundërshton; po nëse burri sillet kështu, pse gruaja nuk e rreh?

Burri është përgjegjës. Ajeti Kuranor thotë: “Burrat janë përgjegjës për gratë…” (Kurani, Nisa: 34) Dhe vazhdon duke dhënë arsyen: “…ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerë…” (Po aty). Në pika të caktuara, Allahu ka bërë eprorë disa ndaj disa të tjerëve. Në shumë pika, burrat kanë epërsi ndaj grave. Mirëpo kjo epërsi duhet vlerësuar si epërsia e disa organeve mbi të tjerat në një trup të vetëm. Për shembull, nëse në këtë organizëm burri është si syri, gruaja është si veshi; ose, nëse burri është truri, gruaja është zemra. Ja pra, një marrëdhënie e tillë serioze ekziston mes tyre. Por bashkë me pranimin e një veçantie të tillë, nuk mund të mohojmë as epërsinë e burrit ndaj gruas në kuptimin absolut.

Burri mund ta kalojë gjithë vitin me punë. Disa herë bën edhe punët më të rënda. Në aspektin fizik dhe psikologjik, gjithmonë është më i fuqishëm. Edhe bota perëndimore, në punët më të rënda, burrat përdor. Për punën në miniera gjithmonë burrat zgjidhen.

Kurse gruaja është e detyruar që disa ditë të muajit të mbetet jashtë rrethit. Në lehoni nuk mund të bëhet aktive disa herë gjer në dy muaj. Në aspektin fizik e të vullnetit, është e dobët. Nuk mund të ndodhet çdo kohë në çdo pjesë të shoqërisë. Në disa situata, duke humbur amanetin më të shenjtë, mund të vijë në gjendje që të mos mundet të shohë njeri ndër sy, prandaj është e detyruar të jetë shumë e kujdesshme. Po s’pati njeri të afërt që ta shoqërojë, nuk mund të udhëtojë në vende të largëta.

Po qe se do të merreshin parasysh të gjitha këto, të tilla si këto që na duket e tepërt t’i përmendim, si dhe situata që janë të njohura për të gjithë, epërsia e burrit mbi gruan del sheshit si një e vërtetë e pamohueshme. Krahas kësaj, fakti që shoqëria ka nevojë për të dy sekset, është i qartë pa pasur nevojë për ndonjë shpjegim. Me parandjenjën e saj dhe ndjenjën e dhembshurisë që bart në vetvete, gruaja është shumë eprore ndaj burrit. Prandaj kujdesin për fëmijën e merr përsipër nëna. Sepse kjo nuk është një punë që mund ta bëjë ose ta nxjerrë në krye burri. Ndërkaq, burri është i qëndrueshëm ndaj erozionit të dukurive. Ai është i aftë për të përballuar edhe punët më të rënda.

Kur fëmija nis të qajë mu në mesnatë, disa herë babai ndërron edhe dhomën. Kurse nëna bën të kundërtën. Nëse është në një dhomë tjetër, kur dëgjon të qarën e fëmijës, vrapon menjëherë në dhomën e tij. Ndoshta disa herë i qëndron gjer në mëngjes mbi krye. Për fëmijën ajo bart një dhembshuri të marrë. Madje për këtë ka një tregim hiperbolik. Djali i keq e kishte prerë e bërë copa-copa t’ëmën. Kur kishte dashur t’i fuste një thikë edhe në zemër, kishte prerë edhe dorën e vet. Dhe kishte thirrur: “Nënë!” Dhe nëna, ashtu copë-copë nga thikat e tij, i ishte përgjigjur me dhembshuri: “O bir!” dhe i ishte hedhur mbi dorën e prerë.

Ky është një sajim letrar, por askush të mos ketë dyshim se, nëse fëmija, sado i keq që të jetë, edhe i tillë si ai i tregimit, nëse do t’i binte ndonjë e keqe mbi kokë dhe do të thërriste për ndihmë, prapë nëna do të ishte ajo që do t’i përgjigjej që me thirrjen e parë! Ja pra, me këtë ndjenjë është gruaja eprore mbi burrin. Kur kjo përparësi përdoret me vend, bëhet pretekst për dobi të mëdha!

Gruaja rrit brezin. Me një edukim të mirë, i ngjit ata në majat e njerëzimit. Burri, një pjesë të madhe të jetës e kalon jashtë. Kurse gruaja dridhet mbi krye të fëmijës nga mëngjesi në darkë dhe i tregon atij rrugët që të çojnë në të qenët njeri.

Trimat rriten nga nënat. Njerëzit e mëdhenj, ata me të cilët krenohet njerëzimi, gjithëpo rriten prej nënave. Nëse gruaja me aftësitë e saj të posaçme vetëm për të dhe, nga ana tjetër, burri me mundësitë, edhe ato të posaçme vetëm për të, bashkohen në rrugën e jetës, nga ky bashkim trupëzohet një familje ku përjetohet atmosfera e xhenetit dhe një shoqëri njerëzish të virtytshëm.

Burri pa gruan është i mangët, po ashtu edhe gruaja pa burrin. Prandaj edhe në xhenet, ku çdo gjë është në cilësinë e saj më të përsosur, Hz. Havaja është krijuar menjëherë pas Hz. Ademit. Po qe se do të ishte ajo që do të ishte krijuar e para, pa dyshim që Hz. Ademi do të krijohej menjëherë pas saj. Sepse që të dy nuk mund të bënin njëri pa tjetrin.

Gruaja është e ngarkuar me përgjegjësinë për të marrë përsipër punët e brendshme të shtëpisë, kurse burri punët jashtë saj. Ndërsa punët e burrit kanë anën e tyre të vështirë, këtë jemi të detyruar ta themi edhe për gruan. Mirëpo, fitimet dhe detyrimet materiale i përkasin burrit, ai është caktuar përgjegjës mbi gruan dhe familjen dhe të gjitha këto e rëndojnë akoma më tepër detyrën e tij. Sigurimi i nevojave materiale të gruas dhe fëmijëve i janë ngarkuar burrit.

Të drejtat e gruas që propozohen sot nga feministët, në fakt, do të thonë që të merret gruaja prej pozitës së saj të lartë, të vihet nën këmbë e të poshtërohet. Si shëtitja verës lakuriq dhe dimrit mbështjellë me pallto e gëzofe, edhe përpjekja për ta mashkullorizuar femrën, i njëjti shembull idiotësie është. Gruaja është sulltaneshë, është e madhe, është zonjë për sa kohë qëndron në vendin e saj. Edhe burri, për sa kohë që nuk e kalon kufirin, është i vyer e i denjë për respekt. Ata që kërkojnë t’u ndërrojnë vendet gruas e burrit, i Dërguari i Allahut i mallkon, sepse kanë hyrë në përplasje me krijimin. Mendoni se në ç’gjendje mund të sillet njeriu nëse do t’u ndërroheshin vendet organeve: veshët të viheshin te gjunjët, hunda në mes të barkut, sytë në fund të këmbëve… Edhe përpjekja për ta bërë gruan si burrë dhe burrin si grua, në të njëjtën gjendje do t’i sillte ata. Gruaja është e bukur dhe natyrale për sa kohë është grua, po ashtu edhe burri. Përpjekjet për të kundërtën, është si t’u shpallësh luftë natyrës dhe krijimit.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.