Si bente adhurim Pejgamberi a.s. para se ti vinte shpallja ?

Para se ti vinte shpallja, Pejgamberi a.s. nuk e shpenzonte kohën e të përzihej me njerëzit , por preferonte të rrinte në vetmi. Si vend për të kryer adhurimet e kishte zgjedhur shpellën e Hirasë. Aty bënte shumë adhurim e i drejtohej Allahut. Pas moshës 25 vjeçare më nuk kishte dalë në udhëtim për tregti dhe ishte përkushtuar plotësisht në adhurim. Me kalimin e moshës e shtonte edhe më shumë adhurimin. Nga transmetimet që vijnë nga burime të ndryshme bëhet e ditur se Pejgamberi a.s. dinte disa nga pjesët e fesë së Ibrahimit a.s. dhe si rezultat i kësaj falte edhe namaz. Dihet se në atë kohë në Mekë, qoftë edhe në numër të vogël, kishte ende njerëz besimdrejtë (hanif). Derisa shumica e kurejshëve adhuronin idhujt, këta njerëz besimdrejtë qëndronin larg adhurimit të idhujve dhe jetën e organizonin sipas të vërtetave të besimit në një Zot që kishin mbetur nga koha e Ibrahimit a.s.. Si njeri që jetonte në të njëjtin qytet me këta besimdrejtë edhe Pejgamberi a.s. si njeri që nuk përkrahu kurrë mendimin e kurejshëve lidhur me adhurimin e idhujve, del në pah se me shumë gjasë ai ka mësuar e pratikuar këto njohuri sado të pakta qofshin nga këta njerëz besimdrejtë. Transmetohet nga burime të ndryshme se Pejgamberi (s.a.s.) dinte disa nga pjesët e fesë së Ibrahimit (a.s.) dhe si rezultat i kësaj falte edhe namaz.

Print Friendly, PDF & Email