Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Si bëhet umreja?

Estimated reading: 3 minutes 680 views

UMRE

Umreja eshte një adhurim i pakufizuar në një periudhë kohore, i cili konsiston në veshjen e ihramit, bërjen e tavafit dhe sa’jit, qethjes dhe daljes nga ihrami. Mund të bëhet në çfarëdo lloj periudhe të vitit.

Jane dy farze ne umre: ihrami dhe tavafi. Ihrami është kusht ndërsa tavafi është shtyllë e saj. Ndërsa vrapimi mes Safasë dhe Merves, qethja e flokëve janë vaxhibet.

SI BËHET UMREJA

Nëse personi i cili do të bëjë Umren është vendas, hyn në Ihram në mikat, nëse është jashtë vendeve të shenjta, hyn në ihram sipas rregullave dhe fal dy rekat ‘namaz ihrami’. Pas namazit bën nijetin kështu: “O Allah, dua ta bëj këtë Umre për të fituar kënaqësinë Tënde. Ma lehtëso dhe pranoje!” dhe më pas shton “Lebbejk Allahumme lebbejk, lebbejke la sherike leke lebbejk, innel hamde uen ni’mete leke uel mulk la sherike leke”.

Kur vjen tek vendet e shenjta bën nijetin për tavafin “O Allah dua ta bëj tavafin për të fituar kënaqësinë Tënde, ma lehtëso tavafin dhe ma prano!” dhe pastaj vazhdon me tavafin. Pas tavafit fal dy rekat namaz tavafi, bën nijetin për sa’jin kështu: “O Allah dua të bëj sa’jin për hatrin Tënd, me lehtëso dhe pranoje”. Pas nijetit kryen vrapimin shtatë herë nga Safa në Merve, katër vajtje dhe tre ardhje. Pas sajit i qeth flokët tërësisht ose i shkurton dhe del nga ihrami. Në këtë mënyrë ai e plotëson Umren.

Ndryshimi i Umres nga Haxhi përveç specifikave në Arafat, Muzdelife dhe Mina është mosbërja e tavafit të të largtëve (kudum) dhe të lamtumirës.

Kliko ketu per te lexuar rreth Haxhit.

Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Ai që e bën Haxhin dhe nuk flet fjalë të turpshme apo nuk bën keq, kthehet prej mëkateve të tija sikurse në ditën kur e ka lindur nëna e tij”, dhe nëse ai do të vepronte kështu atëherë Haxhi i tij do të pranohej. Dhe Resulullahu (sallallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Haxhi i pranuar – nuk ka shpërblim më të vogël për të se Xheneti”

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si bëhet umreja?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA