Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Si bëhet lutje për largimin e shejtanit?

Estimated reading: 2 minutes 403 views

Lutje për largimin e shejtanit dhe pasuesit e tij

Këndohet Ajeti Kursi: “Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai është vazhdimisht i gjallë e në veprim! Ai i mban gjallë, i mbron dhe i drejton krijesat e Tij! Ai nuk dremit e nuk fle! Çdo gjë që ndodhet në qiej e çdo gjë që ndodhet në tokë është e Tij! E kush mund të ndërhyjë për falje te Ai pa lejen e Tij? Ai di për gjithçka që ata (njerëzit) e nxjerrin para e për gjithçka që e fshehin pas! Dhe ata nuk kuptojnë dot gjë tjetër veçse aq sa ç’u mundëson Ai nga dituria e Tij! Kursija e Tij mbulon qiejt dhe tokën dhe Ai nuk e ka të vështirë t’i mbrojë e të kujdeset për to! Ai është i lartë e madhështor!” Pas Ajetit Kursi këndohet ezan.

Lutje kur personi kapet nga mania e dyshimit dhe lëkundjes

Mbështetem te Allahu nga shejtani i përzënë nga mëshira hyjnore dhe nga intriga e tij!

U besova Allahut dhe të dërguarve (profetëve) të Tij! Allahu është një! Allahu është Samed (vetekzistent, i vetëmjaftueshëm dhe i përplotësuar). Nuk ka lindur kënd dhe nuk është i lindur. Dhe askush dhe asgjë s’është i njëjtë apo i ngjashëm me Të! Pastaj personi pështyn tri herë në të majtë: ptu, ptu, ptu!

Lutje kundër dyshimit dhe lëkundjes në adhurim

Mbështetem te Allahu nga e keqja e shejtanit të përzënë nga mëshira hyjnore! (3 herë)

Pastaj personi pështyn tri herë në të majtë: ptu, ptu, ptu! Pastaj këndon ajetin që thotë: “Ai është i parë, Ai është i mbramë, Ai është i dukshëm, Ai është i fshehtë dhe Ai di çdo gjë!”

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si bëhet lutje për largimin e shejtanit?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA