Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Si bëhet istibraja (pritja pas urinimit)?

Estimated reading: 2 minutes 385 views

Istibra, tek meshkujt, pas urinimit, është pritja që bëhet derisa të përfundoj plotësisht rrjedhja. Është një çështje që duhet t’i kushtohet shumë vëmendje sepse edhe sikur një pikë urine të rrjedhë pas abdesit, abdesi prishet. Madje disa, që e falin namaz duke qenë të pakujdesshëm ndaj istibrasë përkundër se e dinë rëndësinë e saj, janë krahasuar me njerëzit që qëllimisht falin namaz pa abdest. Rrjedhja pas urinimit ndodh tek çdokush, por tek disa njerëz ndalet më shpejt, e tek disa vazhdon për një kohë. Çdokush duke e ditur gjendjen personale, nuk duhet të merr abdes pa u ndërprerë rrjedhja (pa bërë istibra).

Fillimisht, personi që hyn në tualet, duhet që nevojën ta kryejë ulur dhe nuk duhet të nxitojë ndërsa është duke pritur për ndërprerjen e rrjedhës tërësisht pas përdorimit të tualetit.

Istibraja, pra ndërprerja e rrjedhjes pas urinimit, bëhet në disa mënyra: përderisa është në tualet të bëjë presion që të siguroj shkarkimin e plotë të urinës duke u përkulur majtas e djathtas, pas kryerjes së nevojës të mos marr menjëherë abdes, por duke bërë një shëtitje të vogël të mbledh e të shtrijë këmbët, të kollitet etj. Gjithkush përdor një nga këto mënyrat të kuptuar gjendjen e tij. Ajo që është e rëndësishme është ndërprerja e rrjedhjes.

Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka kaluar pranë dy varreve dhe ka thënë: “Këta dy janë në adhab (duke u dënuar). Ata nuk janë në adhab për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre), kurse në të vërtetë është mëkat i madh (tek All-llahu). Njëri prej tyre është përcjellës i fjalëve të huaja (shpifës), kurse i dyti nuk është ruajtur nga pikat e urinës.

اَللّٰهُ أَعْلَم

‏Allahu di më së miri

Marrë/përkthyer nga: http://hikmet.net/istibra-nasil-yapilir/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si bëhet istibraja (pritja pas urinimit)?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA