Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Si bëhet duaja e ezanit? Lutje para dhe pas ezanit

Estimated reading: 2 minutes 514 views

Siç dihet, ezani është sunnet. Edhe ikameti është sunnet. Kur personi dëgjon ezan, përsërit të njëjtat fjalë që dëgjon nga muezini, me përjashtim që, në vend të fjalëve “hajje ale’s-salah” dhe “hajje ale’l-felah”, thotë “la havle ve la kuvvete il’la bil’lah!”

Lutja kur degjohet ezani i mbremjes

  1. Kur personi dëgjon ezanin e mbrëmjes, thotë: “Allahu im, ky çast është ardhja e natës, ikja e ditës, zërat e ftuesve (muezinëve), hyrja e kohës së namazit! Falmë mua për hir të tyre!”

Lutja pas ezanit

  1. Dëshmoj se s’ka zot tjetër veç Allahut, se Ai s’ka ortak e s’ka shok dhe se Hz. Muhammedi (sav) është robi dhe i dërguari i Tij! Unë jam i kënaqur me Allahun si Zotin tim, me Hz. Muhammedin (sav) si profetin tim dhe me Islamin si fenë time!
  2. Allahu im që je Zoti i kësaj ftese bujare dhe i këtij namazi që ka për t’u falur tani, favorizoji profetit tonë, Hz.Muhammedit (sav), arritjen te e Vërteta, arritjen në Xhennet dhe përtej tij dhe jepi atij postin e lartë të Makami Mahmud-it që ia ke premtuar!
  3. Allahu im, jepi Hz. Muhammedit (sav) gradët më të larta e më të vlefshme në Xhennet, gradoje atë si më të lartin ndër ata me gradat më të larta, jepi afërsinë e më të zgjedhurve dhe zikrin e më të afërve të Tu!
  4. Allahu im, jepi paqe Muhammedit (sav)! Ngjite atë në pozitën e ndërmjetësuesit për falje pranë Teje, kurse ne na bëj të merituarit e ndërmjetësimit të tij!

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si bëhet duaja e ezanit? Lutje para dhe pas ezanit

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA