Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Si bëhen lutjet e udhëtimit? Duaja e udhëtarit

Estimated reading: 6 minutes 493 views
  1. Duke e përcjellë udhëtarin, ndenjësi e këshillon të ketë frikë Allahun dhe në çdo lartësirë të bëjë tekbir dhe në çastin e nisjes thotë kështu:
  2. Fenë, amanetin dhe fundin e punëve të tua ia lë mbrojtjes së Allahut, kurse ty të uroj paqe!
  3. Allahu im, bëja largësitë të afërta dhe lehtësoja udhëtimin!
  4. Allahu ta bëftë devocionin ushqim, ta faltë mëkatin dhe kudo që të jesh, e lehtësoftë të mirën për ty! Allahu ta bëftë devocionin ushqim, ta faltë mëkatin dhe kudo që të drejtohesh, e drejtoftë mbarësinë nga ti!

Ai qe del ne udhetim, thote keshtu:

  1. Po ju lë në dorë të Allahut që nuk i humbin amanetet dhe që nuk bie në dëshpërim!
  2. Allahu im, me bujarinë Tënde e hedh hapin, lëviz dhe udhëtoj!

Po qe se ka frike ne udhetim

  1. Po qe se udhëtari ndjen frikë gjatë udhëtimit, këndon suren Kurejsh.

Duke e hedhur kemben ne kale

  1. Duke e hedhur këmbën për të hipur në kalë (ose në kafshën me të cilën do të udhëtojë), udhëtari thotë “Bismil’lahi’r-rahmani’r-rahim” (Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit)!

Pasi ulet ne kale (mjetin transportues)

  1. Thotë 3 herë “Elhamdulil’lah” (falenderuar qoftë Allahu) dhe 3 herë “Allahu Ekber” (Allahu është më i madhi).
  2. Pastaj këndon këtë lutje: Lavdi Allahut! Fama e Allahut që na e ka dhënë këtë në shërbimin tonë, është e lartë, ndryshe, ne nuk do të kishim fuqi për këtë, nuk do të kishim mundësi për këtë! Sigurisht ne do të kthehemi te Zoti ynë!
  3. Të madhëroj dhe të shenjtëroj Ty, o Zot; unë i bëra padrejtësi vetes sime, pra më fal! Nuk ka tjetër veç Teje që t’i falë mëkatet!
  4. Allahu im, në këtë udhëtim kërkojmë nga Ti mirësi e devocion dhe veprime që Ti i pëlqen!
  5. Allahu im, na e bëj të lehtë këtë udhëtim, na e bëj të afërt largësinë! Allahu im, Ti je shok në udhëtim e zëvendës në familje!
  6. Allahu im, mbështetem tek Ti nga vështirësia e udhëtimit, nga ndërrimi i pamjes sime në të keqe, nga gjetja keq në kthim e familjes dhe pasurisë, nga kthimi prej gjendjes së mirë në gjendje të keqe dhe nga mallkimi i viktimës!

Pasi udhetari e sheh vendbanimin per ku eshte nisur

  1. O Zoti i shtatë kat qiejve dhe hijeve të qiejve, o Zoti i shtatë kat tokëve dhe i atyre që bartin ato, o Zoti i djajve dhe i atyre që nxjerrin nga rruga djajtë, o Zoti i erërave dhe i gjërave që i hedhin tej ato,
  2. lus prej Teje mbarësinë e këtij vendi, e popullsisë së tij dhe të atyre që ndodhen brenda tij dhe mbështetem tek Ti nga e keqja e këtij vendi, e popullsisë së tij dhe të atyre që ndodhen brenda tij!
  3. Allahu im, lus prej Teje mbarësinë e këtushme dhe të atyre që janë mbledhur këtu dhe mbështetem tek Ti nga e keqja e këtushme dhe të atyre që janë mbledhur këtu!

Duke hyre ne vendbanim

  1. Allahu im, na furnizo dhe ushqe me begatinë e këtushme, na ruaj prej të keqes së këtushme, na bëj të dashur për popullsinë e këtushme dhe na i bëj të dashur njerëzit e mirë të këtushëm! Allahu im, bëje këtë vend të begatshëm për ne! (3 herë)

Po qe se udhetari deshiron qe t’i zbukurohet pamja dhe t’i pastrohet ushqimi

  1. Këndon suret Kafirun, Nasr, Ihlas, Felak, Nas.

Kur udhetari gjate udhetimit ngjitet ne nje maje dhe kur zbret poshte qe atje

  1. Sa herë që të ngjitet në një lartësi ose majë, udhëtari thotë “Allahu Ekber”, kurse kur zbret poshtë, thotë “Subhanallah”.

Lutja e kohes se zbardhjes gjate udhetimit

  1. Kush dëgjon le të dëgjojë, kush sheh le të shohë, ne e falenderojmë Allahun për mirësitë dhe provat e mira!
  2. Zoti ynë, bashkohu me ne, dërgoji virtytet e Tua tek ne! Mbështetemi te Allahu nga Xhehennemi!

Lutja duke hipur ne anije

  1. Edhe vozitja e saj, edhe qëndrimi i saj bëhet në sajë të emrave të Allahut! Sigurisht, Zoti im është Gafur (falës i përgjithshëm) dhe Rrahim (Mëshirëbërës i përgjithshëm)!
  2. Allahun nuk mund ta vlerësojnë ashtu siç duhet! Mirëpo në ditën e kijametit, toka do të jetë krejt në dorën e Tij, edhe qiejt, të palosur në të djathtën e Tij. Ai është i pastër nga ato gjëra që ata ia shoqërojnë, dhe i lartë!

Kur udhetari bujt ne nje vendbanim

  1. Mbështetem në të gjithë Fjalën e Allahut nga e keqja e krijesave të Tij!
  2. O tokë, Allahu është Zoti im dhe Zoti yt! Mbështetem te Allahu nga e keqja jote, nga e keqja e atyre që ndodhen brenda teje, nga e keqja e krijesave tek ti, nga e keqja e atyre që lëvizin mbi ty dhe nga e keqja e atyre që ecin mbi ty!
  3. Allahu im, mbështetem tek Ti nga luani, nga gjarpërinjtë më të rrezikshëm dhe akrepët, nga banorët e këtij vendbanimi, nga lindësit dhe të lindurit e tij!

Lutja e kthimit nga udhetimi

Kur personi kthehet nga udhëtimi, lutet po ashtu si kur u nis, duke bërë këto shtesa:

  1. Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai nuk ka shok! Pasuria dhe pushteti janë të Tij! Edhe lavdia dhe lavdërimi janë të posaçëm vetëm për Të! Ai ka mundësi për çdo gjë!
  2. Ne jemi ata që kthehemi përsëri tek Zoti ynë, që pendohemi para Tij, që i falemi Atij, që biem në sexhde para Tij dhe që e falenderojmë vetëm Zotin tonë!
  3. Allahu është besnik në premtim, Ai e ndihmoi robin e Vet dhe i shkatërroi vetëm për vetëm të gjitha ndarjet! (Kjo lutje përsëritet)

Lutja kur udhetari kthehet ne shtepi ose prane familjes

  1. Ne jemi të penduar, të penduar! Ne kthehemi tek Zoti ynë pasi s’kemi lënë asnjë mëkat mbi vete!

Lutja kur hyhet ne shtepi diten

  1. Lavdi Allahut që më mjafton mua e që më strehon mua!
  2. Lavdëruar qoftë Allahu që më jep të ha e të pi, lavdëruar qoftë Allahu që më jep favore mua! Allahu im, të lutem të më mbrosh nga zjarri!

Namazi i kthimit nga udhetimi

  1. Namazi i kthimit nga udhëtimi është si namazet e tjerë që falen me dy rekatë.

Namazi i triumfit

  1. Namazi i triumfit është tetë rekatësh dhe falet si namazet e tjerë.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si bëhen lutjet e udhëtimit? Duaja e udhëtarit

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA