Pse Ebu Xhehli kishte rivalitet ndaj Profetit a.s?

Mugire b. Shube tregon: “Po rrinim bashkë me Ebu Xhehlin. Erdhi i Dërguari i Allahut dhe nisi të na fliste e të na kumtonte. Atëherë Ebu Xhehli iu drejtua vrazhdësisht: “O Muhammed! Po qe se na i tregon këto gjëra me prapaqëllim për të gjetur dëshmitarë, mos u lodh kot, unë dëshmoj për ty! Dhe tani na lër të qetë!” I Dërguari i Allahut u nda prej nesh. E pyeta Ebu Xhehlin:

– Me të vërtetë, a e beson atë? – Dhe ai m’u përgjigj:

– Ç’është e vërteta, e di që është pejgamber. Mirëpo midis nesh dhe Hashimitëve ekziston një rivalitet i hershëm. Hashimitët krenohen se kanë rezervuar uji, se dinë të bëjnë kompresa. Të ngrihen e të thonë tani se prej tyre ka dalë edhe një pejgamber, këtë s’e duroj dot!

Print Friendly, PDF & Email