Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Pse dhe si falet namazi i istihares (nevojes)? Duaja e istihares

Estimated reading: 5 minutes 1120 views

Istihare do të thotë “të kërkosh më të mirën, më të vlefshmen”. Kur njerëzit duan të vendosin apo të zgjedhin rreth diçkaje, ndonjëherë për shkak të mundësive të munguara që u janë dhënë në dorë, ndonjëherë aplikojnë rrugë të ndryshme për të kuptuar se cila zgjedhje është më e mirë për ta në këtë jetë dhe për jetën tjetër. P.sh., në kohën kur Profetit kishte filluar t’i zbriste shpallja, arabët shihnin fall para se të udhëtonin për të parë se çfarë gjëje të dobishme apo të padobishme mund t’i sillte ai udhëtim.

“Na e mësonte i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, istiharen në çdo gjë për çdo gjë ashtu siç na e mësonte ndonjë sure prej Kur’anit dhe thoshte: “Kur mendon dikush nga ju të bëj diç, le t’i falë dy rekate jo farz, dhe le të thotë: “O Zot, me diturinë Tënde kërkoj të mirën! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti je i Gjithëfuqishëm e unë jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë e imja (emërton këtu dëshirën, hallin, etj.) është mirësi për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko! E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hairin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të!” (Buhariu)

Menyra e faljes se namazit të istihares

Namazi i istihares nuk dallon për nga forma nga çdo namaz tjetër i rëndomtë, që përbëhet prej dy rekateve. Pra falet siç falet suneti i sabahut. Sipas shumë dijetarëve, preferohet të këndohet në rekatin e parë, pas fatihas, sureja “el-Kafirun”, kurse në rekatin e dytë sureja “el-Ihlasë (kulhuwell-llahu ehad).

Duaja e istihares

Profeti (s.a.s) e ka hequr atë zakon dhe në vend të tij ka sjellë namazin e istihares duke na urdhëruar: “Kur ndonjëri prej jush bën nijet të bëjë diçka, atëherë le të falë dy rekate namaz jashtë namaze farz dhe të lutet kështu:

“O Allah, duke u mbështetur tek dituria Jote, kërkoj të më japësh më të mirën dhe të më japësh forcë. Të lutem, më mëshiro me begatinë Tënde! Unë nuk e di, por Ti e di, unë nuk kam fuqi ndërsa Ti je i Plotfuqishëm. O Allah! Nëse puna që do të bëj do të jetë e hajrit për fenë, jetën dhe të ardhmen time, të lutem caktoje dhe ma lehtëso, më dhuro begati! Nëse është e dëmshme dhe e padobishme për fenë, jetën dhe të ardhmen time, largoje nga unë! Më jep më të mirën dhe më fal lumturi.” Pas kësaj personi lutjeje shpreh dëshirën e vet.

Duaja e istihares (Arabisht)

“Allahumme in-ni estekhiruke bi ilmike. Ue estakdiruke bi kudretike, ue es’eluke min fadlikel-adhim. Fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta’lemu ue la a’ëlemu, ue ente ‘al-lamul – gujub. Allahumme, in kunte ta’ëlamu enne hadhel emru (emerton ketu nevojen tende) hairun li fi dini ue ma’ashi ue akibeti emri ue ‘axhilihi ue axhilihi fakdirhu li ue jes-sirhu li thumme barik li fihi.
Ue in kunte ta’ëlemu en-ne hadhel emru sherrun li fi dini ue me’ashi ue akibeti amri ue ‘axhilihi ue axhilihi fasrifhu anni uesrifni anhu uakdir li al-hajre haithu kana thum-ma ardini bihi”

Përgjigja e lutjes së këtij namazi mund të vijë në mënyra të ndryshme, si p.sh. dikush (mysliman) të këshillon me një këshillë të çmuar në lidhje me çështjen tënde, në ëndërr ndoshta, apo në zemër ndihesh i frymëzuar dhe i qetë në vendimin tënd dhe se kjo është rruga e drejtë dhe që e do Allahu.

Nëse lutja bëhet në mënyrë të sinqertë, atëherë lind shpresa për gjënë e mirë dhe zemra rilind bashkë me shpresën. Nëse njeriu në fund të istihares ndjen një lehtësim dhe qetësi, atëherë kjo interpretohet se do të jetë diçka e mirë, por nëse ndjen shqetësim dhe nuk është i qetë, interpretohet se nuk është diçka e dobishme për të. Allahu (xh.sh) u jep një shenjë atyre të cilët e falin namazin e istihares në qetësi dhe më pas bien të flenë. Nëse nuk arrin ndonjë rezultat në herën e parë, atëherë përsëritet tri deri në shtatë herë. Lutja mund të lexohet në gjuhën arabe por mund të lexohet dhe përkthimi i saj në gjuhën e lutësit.

“… e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun, se Allahu i do ata që i mbështeten (Atij).” (Sure Ali Imran, 3:159)

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Pse dhe si falet namazi i istihares (nevojes)? Duaja e istihares

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA