Për tu bërë sahabë, a është e nevojshme ta shihni Profetin me sytë e botës? Apo sipas hadithit “Kush më ka parë në ëndërr, ai më ka parë…

Ebu Hurejra radijallahu anh transmeton:

“Kushdo që më sheh mua në ëndërr, sigurisht që ka parë të vërtetën, sepse shejtani nuk mund të marrë e të shfaqet në pamjen time.” (shih Buhari, Ilm 38; Muslim, Endrra 11; Tirmidhi, Endrra 4)

Fakti që personi që e ka parë Profetin tonë s.a.v. në ëndërr nuk do të thotë se ai e ka parë Atë ndërsa ishte në botë. Me fjalë të tjera, nuk është ashtu siç e panë sahabët. Hadithi shpjegon se personi që shihet në ëndërr është me të vërtetë Profeti ynë (a.s.) dhe se djalli nuk mund të marrë formën e Tij.

Si përfundim, për të qenë sahabë është e nevojshme që Pejgamberi (a.s.) të ishte parë kur Ai ishte prezent edhe fizikisht në këtë Botë. Prandaj, ata që e shohin Atë (a.s.) pas ndërrimit jetë të Tij, qoftë në ëndërr apo zgjuar, nuk quhen sahabë. (Fethu’l-Bari, XIV, 136; Tadribu’r-Ravi, II, 210)

 

Perkthyer nga: https://sorularlaislamiyet.com/sahabe-olmak-icin-hz-peygamberi-dunya-gozuyle-gormek-sart-midir-ruyasinda-beni-goren-gercekte-gormus

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.