Nëse hapi i parë i njeriut drejt perfeksionimit është gjetja e gabimeve ose gjynaheve të tija, si duhet t’i gjejmë ato gabime?

Të gjitha gabimet, ofendimet dhe gjynahet që bëhen nga njerëzit dallojnë shumë nga njëra tjetra në natyrë dhe formë. Shumë prej këtyre gabimeve iu është gjetur zgjidhja sipas udhëzimeve Hyjnore dhe Profetike, andaj referimi jonë te këto Burime është i mjaftueshëm për të ditur dhe zgjidhur ndalesat, gabimet dhe gjynahet. Dikush mund të mendoj se jo çdokush mund të ketë kapacitetin për t’i kuptuar rrethanat sipas Burimeve të cekura, sidoqoftë një besimtar duhet të luftojë e t’i mësoj ato probleme të besimit përmes kapacitetit që ka. Nuk duhet harruar se ekziston një literaturë e mjaftueshme  për ata që dëshirojnë të bëjnë zgjidhje. Qëllimi kryesor është pastrimi nga gjynahet dhe gabimet në mundësinë e parë që na jepet.

Pendimi

Nëse njeriu ka rënë në grackën e mashtrimeve të djallit, ai duhet të gjejë çdo rrugë e cila të drejton tek pendimi, duhet t’i kërkoj falje Zotit dhe të largohet nga ajo e keqe në mundësinë e parë që i jepet. Ai duhet ta përmirësojë vetveten dhe përgjatë  gjithë jetës ta vuajë gjynahun e bërë, sepse një besimtar i vërtetë nuk i harron kurrë gjynahet e së kaluarës. Sigurisht që njeriu mund të kërkojë falje me sinqeritet nga  Zoti për gjynahet e tija dhe të falet. Por edhe nëse kalojnë vite, një besimtar i perfeksionit duhet të ta ketë prap emocionin e pendimit, sa herë që e kujton atë, sikur ka bërë gjynah dje, e të mendojë kështu: “O Zot! Si guxova ta bëjë këtë gjynah kur Ti ekziston, kur unë të besoj Ty, dhe urdhërat e Tua janë më të qarta për mua se Dielli që shkëlqen”.

Ky besim dhe kjo përpjekje mund të bëhen zgjidhje për eliminimin e gjynahut, dhe njeriu mund të shpërblehet.  Ky shpërblim mund të përshkruhet si virtyt i vuajtjes, shpërblim i kërkimit të së vërtetës, shpërblim i pendimit të sotëm për gjynahun e djeshëm, ose shpërblimi i largimit nga një gjynah të tanishëm dhe kthimi tek Zoti me pendim. Prandaj, është e rëndësishme të thuhet se sa herë që një besimtar pendohet ose vuan për një gjynah të bërë në të kaluarën, ai shpërblehet me vepra të mira të cilat ja pastrojnë faqet e njollosura në librin e tij të veprave.

Pika e dytë për këtë çështje është se përkujtimi i gjynaheve të kaluara me ankth dhe vuajtje të ndalon nga gjynahe dhe gabime të tjera. Për shembull kur njeri mendon sinqerisht në këtë mënyrë: “Të bërit gjynah ishte gabim i madh, një gabim që do të prish raportin tim me Zotin. Për dikë si unë të vepruarit në atë mënyrë është një mos respekt ndaj Krijuesit tim.  Nuk mund ta refuzoj e as ta harroj mos respektin dhe shkujdesjen time, dhe do ta vuaj këtë deri në momentin që unë do të vdes.” Ky njeri, vazhdimisht do të kujtoj dhe do të ketë emocionin e pendimit për gjynahun, dhe kur të përballet me situatën e njejtë atëherë ai seriozisht thotë: “Dje e urreva vetveten për bërjen e këtij gjynahu, atëherë si kam guximin ta bëjë këtë gjynah prap dhe të pendohem prap? Cili aspekt shpirtëror e pranon ose shpjegon këtë tendencë të përsëritjes së gjynahut?  Kështu probabiliteti për njeriun i cili sinqerisht u pendua për gjynahun e bërë është shumë e rrallë ta përsërisë gabimin e njëjtë.

Pastaj kur ky person vepron diçka shumë me vlerë, ai prap mendon: “Nuk arrita të kem një rezultat të kënaqshëm, në rrethanat e njëjta dikush tjetër do të përfitonte akoma më shumë” Ai vazhdon me përpjekjen për të zëvendësuar dobësitë e tija me dashuri dhe vepra të mira.

Në këndvështrimin fetar, këto analiza janë udhëzim për rrugët e largimit nga gjynahet.

Kuptimi i qëllimit dhe udhëzimi i shpirtit

Për të shtuar rreth gjynaheve dhe gabimeve të përmendura, ka gjithashtu gjykime të përshkruara rreth atyre situatave, ose rreth qëllimeve të veprave dhe sjelljeve, për shembull nëse një person ka për qëllim të veprojë keq. Ka disa aspekte që të largojnë nga veprat e këqija:  mund të jetë mjedisi i njeriut, shoqëria ose faktorë të tjerë. Problemi kryesor është se ky person ka tendencën në shpirtin e tij që të bëjë gjynahun në momentin që vjen mundësia.  Vetëm personi i di pikat e tij të forta e të dobëta ndaj kësaj çështje, andaj ne jemi të detyruar ta bëjmë një dallim mes “të lejuarës” sipas urdhërave të Zotit, dhe ndërgjegjes se njeriut e cila është polici më i mirë.  Nëse kthehemi tek shembulli i mëparshëm rreth të pyeturit e vetvetes, shohim se kjo është mënyra e vetme për të parë se a i është larguar ai të keqes.

Sipas traditës profetike ne lidhje me këtë temë, Pejgamberi alejhi selam  thotë: “Zoti i Gjithëfuqishëm urdhëroi engjëjt e Tij: “Kurdo që robi im tenton të bëjë një vepër të keqe, mos e regjistroni atë derisa ta bëjë atë. Nëse bën një të keqe, shkruajeni si një gjynah. Por nëse e ndalon veten për Hir Timin, shkruaje si vepër të mirë në favor të tij.” (Buhariu)

Temat këtu janë qëllimi i robit dhe qëndrimi serioz ndaj shmangies së gjynahut për hir të Zotit, e pastaj njeriu shpërblehet nga Zoti për vullnetin e tij. Siq shihet tek hadithi i përmendur, vullneti i njeriut për mos bërjen e gjynahut i sjell atij virtyte, por a është i njëjti rast nëse nuk ekziston vullneti i robit? Edhe pse ky mund të mos llogaritet si një gjynah nëse ai është përmbajtur, atëherë mund t’i jap llogari si një gjynah të vogël në Ditën e Gjykimit. Pra, njerëzit duhet t’i marrin parasysh çdo herë veprat e mira dhe të këqija dhe të bëhet kujdes.

Ka mjaftueshëm shembuj për të përmendur. Për shembull, imagjinoi një imam i cili xhematit të tij i citon thënie të famshme nga dijetari Said Nursi: “Punoni për hir të Zotit, takohuni për hir të Zotit, mundohuni për hir të Tij, veproni sipas kushtit ‘Për Zotin, për hir të Zotit dhe në Emër të Zotit’”. Dhe nëse ky imam ka qëllim të sinqertë për zgjimin e emocioneve tek xhemati për të vepruar për Zotin, me gjasa të larta se ai do të shpërblehet për atë. Por nëse fjalët janë thënë vetëm për t’ju lënë përshtypje xhematit me diturinë që ka, kjo padyshim që është gjynah. Mos të harrojmë se e vetmja që e gjykon këtë është ndërgjegjja e personit.

“Nëse veprat e mija të mira janë kaq të papastra…”

Të njëjtat analiza mund të bëhen edhe sa i përket Namazeve, e cila është një motër binjake në besim.  Një person që lavdëron Zotin e Gjithë mëshirshëm duhet të thotë “Allahu Ekber” me një zë të ulët, të zëshëm vetëm për vetveten. Pra, nëse një person fal namaz me xhemat me qëllimin për t’iu treguar të tjerëve nënshtrimin dhe koncentrimin që ka në Namaz, dhe lëshon zë tek fjalët “Allahu Ekber”, në vend se t’i llogaritet si adhurim, atij i shkruhet si një gjynah.

Një tjetër shembull është personi që udhëheq Namazin dhe reciton ajetin “Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten,” (8:2), ndërsa gjatë recitimit ai mund të emocionohet, sikur shpirti i tij po pajiset me nënshtrim dhe frikë. Ai po shfaq personin e dëshpëruar për të fituar kënaqësinë e Zotit, ashtu siq qëndronin Sahabët në adhurime në kohën e Pejgamberit alejhi selam. Nëse sjelljet e këtij personi janë vetëm për të imituar të tjerët, ai në fakt është duke e prishur namazin e tij, edhe pse këto veprime nuk kundërshtohen nëse ndodhin si rezultat i emocionit origjinal. Ndërsa paraqitja e emocionit për të shfaqur vetveten e ndikon vlerën e adhurimit dhe po ashtu sjell mendime te njollosura. Detyrë e secilit është që të kryej adhurimet sipas ndërgjegjes së tij, e kur të bijë në sexhde dhe të thotë:

“Subhane Rabbijel a’la”, mund të emocionohet aq shumë saqë pa e vërejtur, mund ta thotë me zë të lartë.  Pasioni i tillë nuk është gjynah, por nëse është edhe më e vogla ndjenjë ose dëshirë për të shfaqur vetveten,  ai njeri e prish Namazin, e cila i shtohet në listën e veprave të këqija.

Duke parë gjithë këto shembuj, nëse i kthehemi pyetjes së bërë, shohim se pavarësisht sa shembuj tregohen, nuk ka ndonjë definicion rreth gjynaheve dhe gabimeve, andaj është detyrë e çdo besimtari ta pyes veten për veprimet e tija, qofshin të mira apo të këqija, ashtu që të dijë t’i përcaktojë se cilat janë gabimet dhe gjynahet e tij. Një besimtar i sinqertë mund të kërkojë strehim dhe kënaqësi tek falja e Krijuesit, e cila mund të duket e favorshme, por ndonjëherë mund të përfshijë të keqen varësisht prej qëllimit të tij. Ai mund ta pyes vazhdimisht shpirtin e tij: “çka do të ndodhë me një person si unë, tek i cili ka kaq papastërti tek veprat e mira?” Një besimtar i vërtetë duhet t’i dijë gabimet e tij, dhe të kthehet me pendim për gjynahet , duke u lutur kështu: “O Zoti i Mëshirës dhe mirësisë! Robi i dobësisë, shkujdesjes, mosbindjes dhe injorancës i cili u largua nga rruga e së vërtetës, të kërkon falje ty për gjynahet e bëra, dhe kërkon strehim tek Mëshira Jote, sepse vetëm Ti je Falësi i gjynaheve.”

Së pari njeriu duhet t’i pastrojë dëshirat e tija egoiste, dhe ta shoh egon e tij si esencë të mosbindjes dhe gjynahut, ashtu që ta pastrojë shpirtin nga ligësitë. Besimtari që jeton vazhdimisht me frikë në zemër do t’i njohë gabimet dhe të metat e tij në çdo aspekt të jetës, dh me Vullnetin dhe Mëshirën e Zotit, si rezultat i vetëdijes së tij, ai kurrë nuk do të ketë ulje serioze në jetën e tij. Ndërsa sa i përket pendimit të tij për gjynahet e vogla, ai person mbërthehet nga falja sipas ajetit: “Në qoftë se  ju u shmangeni gjynaheve të mëdha, që u janë ndaluar, Ne do t’ua falim gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju shpiem në një vend të nderuar” (4:31). Andaj, kërkojmë falje nga Zoti i Gjithmëshirshëm, me synimin e sinqertë se Ai do të na fal gjynahet e vogla.

اَللّٰهُ أَعْلَم
‏Allahu di më së miri

Marrë/përkthyer nga: https://www.fountainmagazine.com/Issue/detail/means-of-detecting-potential-may-june-2012