Në Kuranin thuhet: Ai që Allahu udhëzon është i udhëzuar me të drejtë; por ai që All-llahu e lë të humbur, – për të nuk do të gjesh mbrojtës që ta drejtojë në Rrugën e drejtë (18:17). A do të thotë që Zoti e detyron njeriun?

Votoni kete shkrim

Në këtë pyetje ka dy opsione: e para, a bëhet ashtu si dëshiron vullneti i përgjithshëm i Zotit; e dyta, apo njeriu vepron me vullnetin e vet? Ajeti i Kuranit për të cilin bëhet fjalë, është kështu: “Po qe se Allahu e drejton dikë në rrugë të drejtë, askush nuk mundet ta shmangë atë prej saj. Dhe, po qe se dikë tjetër e shmang, askush nuk mundet ta drejtojë më atë!” Rruga e drejtë është rruga e gjerë dhe e orientuar që kanë ndjekur profetët. Kurse rruga e atyre që shmangen nga rruga e drejtë, është rruga e të mbrapshtëve, e perversëve që e kanë humbur orientimin. Po të shihet me kujdes, që të dyja këto (rrugë) janë nga një punë, nga një akt më vete. Dhe, në aspektin njerëzor, janë detyra, janë funksione, gjë që pason domosdoshmërinë e konsideratës se dhënësi ose caktuesi i detyrave apo funksioneve përkatëse të jetë Zoti. Nuk mund të tregohet as edhe një akt që të mos i kushtohet Atij. Është vetëm Zoti që krijon largimin, rrugën e shtrembër, si domosdoshmëri kjo e emrit të Tij Mudil (shmangës, çorientues), dhe, po ashtu, rruga e drejtë është shfaqje e domosdoshme e emrit të Tij, Hadi (udhërrëfyes, orientues). Është Zoti ai që i jep që të dyja rrugët, të drejtën dhe të shtrembrën. Por kjo nuk do të thotë se Zoti e shtyn përdhunisht njeriun në rrugë të shtrembër ose e drejton në rrugë të drejtë pa asnjë iniciativë apo akt të njeriut e, kështu ky bëhet, do apo s’do, a një i çoroditur, a një i drejtë. Megjithatë, kjo çështje duhet kuptuar kështu. I cilado përmasave që të jetë akti i orientimit apo i çorientimit, t’i jepet pjesë autorësie në të njeriut, është gabim. Për shembull, duke e thjeshtëzuar, po themi se, nëse një akt i tillë peshon dhjetë ton, është gabim që njeriut t’i kushtohet qoftë edhe një përqind e tij. Zoti është pronari i vërtetë i çdo gjëje, prandaj edhe ai si akt absolutisht i duhet kushtuar të zotit. Le t’ju parashtroj një shembull konkret. Allahu orienton dhe kjo ka shkaqet e veta. Ardhja në xhami, dëgjimi i këshillave, vetëndriçimi logjik janë nga një rrugë orientimi më vete. Një nga këto rrugë është edhe dëgjimi i Kuranit, analiza e kuptimit dhe njohja e thellësive të tij. Vajtja në bisedat mbi jetën dhe veprimtarinë profetike të Muhamedit paqja qoftë mbi të! dhe ndjekja e tyre me syrin e zemrës, hyrja në klimën parajsore të tij, dëgjimi me kujdes i fjalëve të tij të dala nga zemra, shndërrimi i zemrës në një vend ku të reflektohen shfaqjet e buruara prej tij, janë fragmente të rrugës së drejtë. Me këto qëndrime e veprime njeriu merr nismë për t’u futur në rrugën e drejtë dhe bën hapa konkrete në të. Vërtet ardhja në xhami është një nismë e vogël, por Allahu mund ta bëjë atë shkak për ta futur njeriun në rrugë të drejtë. E drejta është e Allahut, kurse robi, njeriu, është ai që troket në derë me cilësinë e atij që kërkon diçka, që kërkon të gjejë e të përfitojë diçka. Njeriu shkon në pijetore, ose diku ku adhurohen idhuj, etj. Dhe kështu, i ka rënë derës së emrit Mudil dhe ka thënë: “Më nxirr nga udha…” Dhe po të dojë, Allahu e nxjerr. Por, po të mos dojë, nxjerr pengesa, nuk e shmang nga e drejta. Dhe po ta keni ndjekur me kujdes fillin e mendimit, do të kuptoni se njeriu ka në dorë një gjë aq të vogël, saqë nuk mund t’i bëhet shkak i vërtetë as për ta orientuar, as për ta çorientuar. Po ju paraqes edhe një shembull tjetër. Kur ju të keni ndjekur këndime të Kuranit dhe predikime e këshilla dhe kur të keni lexuar një libër shkencor, shpirti ju mbushet plot me dritë. Mirëpo ja tek është dikush tjetër që, megjithëse dëgjon ezanin tek po rri nën hijen e minares, megjithëse ndjek predikime e këshilla, madje duke u vënë veshin lutjeve më të sinqerta e më të ndjera, prapëseprapë ndjehet i shqetësuar dhe ankohet për ezanin: “More po ç’është ky zë i shëmtuar?” Kjo do të thotë se është Allahu, Zoti që edhe drejton, edhe shtyn në rrugë të shtrembër. Por, në se një njeri ka hyrë në rrugë të shtrembër, Zoti krijon një mundësi të tillë për të si ajo e shtypjes së një butoni dhe, pastaj, sipas prirjes së njeriut, ose e fal, ose e ndëshkon.

EN source: https://questionsonislam.com/article/glorious-quran-it-said-he-whom-allah-guides-rightly-guided-he-whom-allah-leaves-stray-him