Me çfarë punësh angazhoheshin gratë në kohën e Profetit (a.s.)?

Është thjesht e pasaktë të përshkruash shoqërinë medinase të Profetit tonë a.s. si një shoqëri ku burrat punonin dhe gratë mbështeteshin ekskluzivisht prej tyre.

  • Esma bint Umejs, një grua inteligjente, e sjellshme dhe me përvojë që emigroi në Abisinia, ishte një mjeke e mirë. İbn Sa’d, a.g.e, II, 236.
  • El-Rabī ‘bint Mu’awwadh dhe el-Ḥawlā’ bënin parfume në Medine dhe i shisnin. (Ibn Sa’d në el-Ṭabakāt dhe Ibn Ḥaxherr në al-Sābah)
  • Gruaja e Profetit, Zejneb, qëndiste gjëra për shitje dhe jepte nga fitimet e saj për bamirësi. (Muslimi)
  • Profeti ﷺ hyri në fermën e hurmave të Umm Bishr al-Anṣārijah. (Muslimi)
  • Umm Shurajk dikur zotëronte dhe drejtonte një bujtinë. (Ibn Abdul-Barr në Alistī‘āb)
  • Minberi i Profetit (s.a.s.) u bë nga biznesi i zdrukthëtarisë së një gruaje. (Muslimi)
  • Gruaja e Ibn Mesudit punonte dhe e mbështeste atë financiarisht. (Ahmedi)
  • Xhabir rrëfen, “tezja ime ishte divorcuar dhe ajo donte të dilte për të mbledhur hurmat nga ferma e saj. Një burrë i tha që të kthehej në shtëpi. Ajo shkoi te Profeti dhe ai tha: ‘Jo, shko mblidh hurmat e tua. Ndoshta ti mund të japësh lëmoshë ose të bësh diçka të mirë me to.” (Muslimi)

Edhe pse Islami më së shumti i rekomandon gratë të angazhohen në rregullsinë e shtëpisë dhe familjes së tyre, nuk i ka ndaluar ato të punojnë. Përkundrazi, urdhëroi ata të studionin shkencën, nuk i pengoi të bëjnë biznes e të fitojnë një profesion që i përshtatet karakteristikave të tyre natyrore.

Resurset:

https://urtesi.al/me-cfare-punesh-angazhoheshin-grate-ne-kohen-e-profetit-a-s/. https://www.islamveihsan.com/peygamberimiz-doneminde-kadinlar-disarida-calisir-miydi.html.

 

 

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.