A lejohet të lexohet Kurani nga interneti / kompjuteri / telefoni mobil pa abdest?

I dashur vëlla / motër,

Nuk lejohet të preket Kur’ani pa abdest. Sidoqoftë, është e lejueshme ta lexosh pa abdest nëse nuk e prekë atë.

Kompjuterat, telefonat celularë, tabletat, etj nuk konsiderohen si mus’haf. Prandaj, lejohet të lexohet Kur’ani në internet dhe në celular pa abdest.
Megjithatë, një person nuk mund ta lexojë Kur’anin madje as nga zemra nëse nuk ka gusëll, përveç disa ajeteve që mund të lexohen në formë duaje (sureja Fatiha, Ajetul Kursi etj..)
Por, etika dhe respekti për Kuranin duhet të jetë në nivel të lartë dhe më së miri është të lexohet me abdest qoftë të jetë leximi nga kompjuterat apo celularët.

Allahu e di më së miri.