A lejohet agjerimi ne diten e bajramit dhe ne diten e premte?

Agjerimi ne diten e premte eshte e ndaluar nese nuk paraprihet ose pasohet edhe me nje dite agjerimi. Ndersa ne Bajramin e Kurban Bajramit ne te parin dhe ne Bajramin e Ramazanit kjo ndalese eshte kater dite.

Agjerimi diten e bajramit.

Agjerim I ndaluar është ai në diten e pare të bajramit të kurbanit si dhe tri ditët e tjera pas ditës së parë të këtij bajrami. Ditet e bajramit janë ditë gostie, ditë përjetimi të gëzimit të bajramit bashkë me muslimanët e tjerë, ulje në sofër bashkë me ta. Në ditë të tilla, muslimani nuk duhet të agjerojë, por të ndajë të njëjtat gëzime me muslimanët e tjerë. Prandaj, I Dërguari i Allahut alejhi selam, e ka ndaluar agjërimin në këtro ditë dhe ka bërë të ditur se ditët e bajramit janë pothuaj si sofra gostie të shtruara nga Allahu për njerëzit. Në një hadith të rrëfyer nga Ukbe b. Amri, Pejgamberi aljehi selam ka thënë : “Dita e arifesë, dita e bajramit te kurabnit dhe ditët e tshrikut janë festat tona të muslimanëve. Këto janë ditë gostie dhe përmendjeje të Allahut! Gjithashtu, mbi këtë cështje ka një rrëfim nga Ebu Said el-Hudriu: “I Dërguari aljehi selam ndaloi agjërimin në këto dy ditë: në ditën e bajramit të ramazanit dhe kurbanit.

Agjerimi diten e premte

Ndërsa, dita e premte ose, më saktë, e xhuma, është ditë feste e muslimanëve. Pejgamberi alejhi selam e ka ndaluar caktimin dhe mbajtjen e agjërimit për këtë ditë. Më një hadith të tijin, Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Mos e caktoni vetëm natën e xhuma për adhurim dhe mos e caktoni vetëm ditën e xhuma për agjërim. Por po qe se dikush nga ju mban një agjërim që e ka bërë zakon, kjo përjashtohet!