Kush ishin Katër Abdullah’ët? Abadile

5/5 - (2 votes)

Përmenden më shumë se 200 sahabë me emrin Abdullah, deri 300 sipas një transmetimi.

Katër prej tyre janë të famshëm si “Abadile-i Erbaa”, që do të thotë “Katër Abdullah”. Këta janë:

  1. Abdullah bin Abbas
  2. Abdullah bin Omer
  3. Abdullah bin Zubejr dhe
  4. Abdullah bin Amir

Allahu qoftë i kënaqur prej të gjithëve. Këta sahabë ishin të rinj, dinamik, të zellshëm gjatë kohës së Profetit (a.s.), dhe jashtëzakonisht të dhënë pas dijes dhe adhurimit. Si dhunti nga Allahu, këta sahabë jetuan për një kohë të gjatë pas të Dërguarit të Allahut dhe ua mësuan atë që mësuan nga sahabët e tjerë të mëdhenj brezave që erdhën pas tyre. Nëse këta kanë shprehur të njëjtin mendim në zgjidhjen e ndonjë problemi islam dhe kanë bërë ixhtihad në të njëjtën paralele, pikëpamja e tyre quhet “pikëpamja e Abadile”. Ky term është një term i vendosur në fikh.

Përkthyer nga Sahabiler Ansiklopedisi

dhe Sorularlaislamiyet.com

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.