Kur fillon namazi i sabahut? Kur perfundon namazi i sabahut ? Perse nje ore pas imsakut therret ezani?

Koha e namazit të sabahut hyn me hyrjen e imsakut, kurse përfundon me lindjen e diellit. Në medhhebin Hanefi është e preferueshme të lihet pakëz të kalojë kohë nga hyrja e imsakut, kurse tek medhhebi Shafi sa me herët në errësirë.

Por, ezani nuk thirret në kohën e imsakut por thirret në kohën e fillimit të namazit në xhami (kohë kjo që në Kosovë është 45min para lindjes së diellit); thirret pak para fillimit të namazit për të bërë të ditur fillimin e namazit në xhami dhe që xhemati të vijë për ta arritur namazin me xhemat.

Namazi për meshkujt duhet të falet në xhami. Por nëse nuk ka mundësi për këtë (pasi të shikohet mundësia e formimit të xhematit në shtëpi) me të hyrë koha e imsakut mund të falet namazi, nuk është kusht të pritet thirrja e ezanit.

Nëse del koha e sabahut (lind dielli) pa përdunduar farzin, në medhhebin Hanefi prishet namazi, dhe ky namaz të përsëritet pas daljes së kohës së kerahetit (45min pas lindjes së diellit). Një mysliman që nuk ka mundur ta falë namazin e sabahut në kohë, pas daljes së kerahetit të sabahut dhe para kerahetit të drekës (dmth rreth 20-45min para hyrjes së namazit të drekës) mund ta bëjë kaza atë. Mënyra e preferueshme: leximi i ezanit, falja e synetit të sabahut, leximi i ikametit dhe pastaj falja e farzit të sabahut.

Lërja e namazit kaza me qëllim është një mëkat i madh… Për këtë duhet bërë teube dhe në mundësinë e parë të falet kazaja.

Print Friendly, PDF & Email