Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Kur duhet marrë gusul (gusëll, gusl)?

Estimated reading: 2 minutes 1689 views

Kur personi është i papastër (xhunub)

Me të qenit i papastër ose ndryshe xhunub nënkuptohet gjendja e cila vjen pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale apo pas ejakulimit të spermës. Nga organi i njeriut rrjedhin tre lloje lëngjesh: medhivedi dhe meni.

Medhi: është një lëng i hollë, pa ngjyrë dhe rrëshqitës i cili del si rrjedhojë e kënaqësisë që ndjen njeriu nga të luajturit me organin, nga ëndrrat apo imagjinata seksuale. Ndoshta dhe nuk ndihet kur rrjedh. Mund të ndodhë tek burrat dhe tek gratë.

Vedi: është një lëng i trashë, me ngjyrë të ngjashme me spermën që rrjedh për arsye të të ftohtit apo ngritjes së peshave të rënda dhe zakonisht rrjedh pjesë-pjesë pas urinimit.

Meni: sperma, rrjedh pas përjetimit epshor dhe del menjëherë, ka një ngjyrë dhe erë specifike të tijën.

Gusuli duhet marrë vetëm në rastin e derdhjes së menit, ejakulimit të spermës. Rrjedhja e medhit dhe vedit prish vetëm abdesin. Në këto raste pastrohet organi dhe pjesa ku ka rrjedhur dhe merret përsëri abdes.

Edhe nëse nuk ndodh derdhje e spermës në fund të marrëdhënieve seksuale, gruaja dhe burri quhen të papastër (xhunub). Edhe në rast se sperma rrjedh kur personi është i fjetur, i papërgjegjshëm apo kur nuk është i ndërgjegjshëm nuk ndryshon asgjë. Rrjedhja e spermës me epsh e bën personin të papastër. Nëse sperma rrjedh si pasojë e të ftohtit apo ngritjes së peshave të rënda atëherë, nuk kemi të bëjmë me papastërti.

Nëse një person zgjohet dhe vëren në rroba gjurmë sperme por nuk e mban mend derdhjen, ai person duhet të marrë gusul. Ndërsa personi i cili e mban mend ardhjen e orgazmës por nuk ka shenja sperme, nuk ka nevojë të marrë gusul.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Kur duhet marrë gusul (gusëll, gusl)?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA