Gusuli dhe Menstruacionet (hajdi) dhe Lehonia (nifasi)

5/5 - (2 votes)

Pas përfundimit të menstruacioneve, ose të përmuajshmeve, dhe lehonisë, femrat duhet të marrin gusul. Nëse gjakderdhja vazhdon edhe pas përfundimit të afatit të caktuar, atëherë nuk quhet gjak menstruacionesh, por gjak i pastër që rrjedh për ndonjë arsye tjetër dhe pas rrjedhjes së tij nuk duhet marrë gusul.

Vendimi për femrat që janë me menstruacione dhe lehona është i njëjtë me personin që është xhunub (i papastër). Përveç kësaj, femrat e kanë të ndaluara të kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë kësaj periudhe. Nuk u lejohet as agjërimi.

Gjithashtu marrja e gusulit është sunet para namazave të xhumasë dhe bajramit, kur veshim ihramin me nijetin për umre apo për haxh dhe për të qëndruar në Arafat.

Marrja e gusulit është mustehab në rastet kur lajmë një xhenaze, kur japim gjak, kur hyjmë në Mekë dhe Medine, në netët e Beraetit dhe të Kadrit, para se të hyjmë në mbledhje, kur veshim rroba të reja, kur pendohemi për një mëkat, etj.