Dashuria duhet të mësohet nga shejtani ndërsa bindja nga Ademi a.s. Çfarë do të thotë kjo shprehje?

Pyetje : “Dashuria duhet të mësohet nga shejtani ndërsa bindja nga Ademi a.s “.  Çfarë do të thotë kjo shprehje, që është thënë nga Hallaxh El Mensur ?

Hallaxh El Mensur ka qenë i inspiruar nga filozofia e Qenies Hyjnore, te cilën ai ka ndjekur. Duke i shikuar këto fjalë të tij ne mund ta kuptojmë dashurinë në dy mënyra. E para, dashuria është një prirje e pashmangshme për të vërtetën dhe një mision për ta zbuluar atë. E dyta, dashuria është të qenurit të pasionuar me dikë, të priturit e favoreve prej tij, dhe te mos pranuarit rival për dashurinë e tyre. Egoizmi dhe të qenurit vetjak shihet lehtë tek lloji i dytë i dashurisë.

Në fakt, shejtani mund të thuhet që është superior ndaj njerëzimit në aspekt të gjerësisë  së  hapësirës  dhe kohës – së paku sa i përket natyrës së tyre që mund të i mbërrin. Te qenurit aq të bekuar, dikush mund të mendoj shumë lart për vetën e tij.

Rëndomshmëria

Për këtë arsye duhet ndjekur rruga Profetike sa i përket dashurisë, entuziazmit, dhe mirënjohjes. Një person mund të mos e gjej atë që kërkon. Ky person mund t’i vlerësoj shkaqet me vlerat më të larta dhe mund të thotë;” Këto shkaqe duhej të kishin dhënë këto rezultate”. Personi nuk e kupton se ekziston një mëshirë dhe drejtësi e ndryshme në rastet kur Krijuesi na bën të kalojmë në situata te domosdoshme. Natyrisht, Ai nuk është i detyruar që të krijoj efekte varësisht shkaqeve tona. Rruga Profetike na mëson neve këtë të vërtetë. Siq ka thënë Ali El Qari, asgjë nuk është e pandryshueshme ndaj Zotit, I Cili është mbi çdo gjë. Në disa raste Ai lejon te ndodh kjo për robin e Tij. Thënia e Tij,” Kjo është e drejta jote e kjo është e imja”, është një veqori shprehëse e gjuhës që ndodh në një komunikim të përbashkët.

Shejtani mendoi, ” Unë nuk do ta preferoj Ademin para meje”. Nëse mund ta quajmë këtë “dashuri” ky është lloji  të cilin posedon shejtani.

Në vend të kësaj dashurie te dobësuar, një dashuri që pret kthyeshmëri, ne duhet ta ndjekim një dashuri të bindur, që e qon njeriun ne perfeksion. Kjo bindje i referohet të bërit të gjithçkaje për hir të Kënaqësisë së Zotit dhe të mos priturit të diçkaje në këmbim. Do të thotë të qëndruarit të pandikuar ndaj urrejtjeve të botës, dhe duke mos e bërë lidhjen me Zotin një çështje negociatash me Zotin, dhe gjithmonë duke u sjella me bindje dhe dorëzim.

Hallaxhi iu drejtohet këtyre kuptimeve, që janë të izoluara nga disa kufij, kur ai tha ,” Dashuria duhet mësuar nga shejtani dhe bindja nga Ademi”.

Dashuria është e lidhur me dobësitë e personit dhe nevojat e tij, pra janë disa dyer të hapura për abuzime. Ndoshta ky ka qene rasti me shejtanin.

Përndryshe, çfarë të drejte kemi që të tentojmë dhe të caktojmë rezultatet e diçkaje me vullnetin tonë, kur gjithçka i takon Atij? Të marrurit rezultat nuk është në dorën tonë, e as të gjykuarit e tyre.

Po, ekzistojnë lidhje mes shkaqeve dhe pasojave, dhe duke u bazuar ne principet e Veprimit Hyjnor kur disa shkaqe mbikëqyren ose plotësohen, një pasojë e caktuar ndodh. Si do që të jetë, njerëzit që i përfaqësojnë ato shkaqe nuk kanë drejtë të të shikojnë për pasoja dhe të thonë ” duhet të ndodh kështu”.

Pasi që edhe nëse ekzistojnë lidhje mes shkaqeve dhe pasojave, në të vërtetë, efektet nuk ndërtohen në shkaqe. P.sh, nëse për shkak të Dëshirës së Tij, Zoti do thoshte ” nëse fryni në sistemin diellor, Unë do ta shpërbej atë”, dhe në qoftë se ne do kishim fryrë dhe Krijuesi ta kishte shpërberë atë, ne do kishim gabuar nëse do të mendonim se ne ishim shkaku i asaj ndodhie. Fryrja jonë nuk do mund ta kishte shkaktuar shpërbërjen e sistemit diellor.

Te qenurit rob

Më  e mirë është rruga e robërisë së Ademit a.s se e dashurisë së shejtanit. Pasi dashuria nganjëherë mund të bëjë njeriun të rrëshqasë nga rruga e drejtë. Por bindja e rrugës Profetike nuk do rrëshqasë  asnjëherë.

Le ta shikojmë këtë çështje nga perspektiva e krahasimit mes dashurisë dhe bindjes së Hallaxh El Mensurit. Në fakt, çka e bëri Hallaxhin të thoshte këtë ishte se ai mendonte se shejtani kishte vendosur në zemrën e tij Zotin; dhe nuk kishte vend për askënd tjetër. Por, kur ai e pa njeriun mes tij dhe Zotit, dashuria e shejtanit e ndaloi atë që të përkulej te dikush tjetër përpos Allahut.

Nuk është e mundur të pajtohemi me këto ide. Edhe nëse do ishte e vërtet, ka diçka që Hallaxhi nuk e shikoj; pika e urdhërimit për tu bindur. Ademi e kuptoj këtë pikë, dhe pas lëshimit të tij, ai u përgjërua dhe u lut. Por shejtani nuk mësoi dot, ai nuk e kuptoj urdhrin e Allahut që të përulet para Ademit a.s.

Në të krahasuarit e dashurisë dhe bindjes, ishte thënë që nëse dashuria bazohet në bindje, atëherë  do të vlente diçka. Nëse nuk ka bindje në dashuri, atëherë siq mund të vijnë helmime nga ajo, mund të vijnë edhe dëshpërimet, monotonitë ndaj saj dhe rebelimet. Ne fakt, helmimet rriten ne proporcion me dashurinë, që mund te qojë  deri tek largimi nga Zoti, edhe pse dikush mendon se është në rrugën  Hyjnore. Gjerat me vlerë papritmas humbin vlerën e tyre.

Këto nuk do të thonë se dashuria është e rëndësishme. Siq është thënë tek seritë “Kodrinat e smeraldeve të zemrës” , dashuria është shumë e rëndësishme. Në fakt, disa i kanë dhënë shumë rëndësi dashurisë metaforike, duke i konsideruar edhe ata qe kanë vdekur për dashuri fizike si dëshmorë.

Tregimet popullore si Lejla dhe Mexhnuni, Shirin dhe Ferhat, Asli dhe Kerem i shëndrruan këto tregime në legjenda. Megjithatë, dashuria ka kuptim vetëm kur posedon vlerat e lartpërmendura. Nëse këto kritere nuk plotësohen, atëherë në rastet kur kërkesat e dashurisë nuk plotësohen dhe kur bashkimi nuk ndodhë, dashuria mund të kthehet në urrejtje.

Ne rastin e shejtanit-ndoshta- pasi ai nuk gjeti vlerësim nga Zoti, ai u zhgënjye dhe u dërrmua; si i tillë ai nuk u ngrit sërish. Kur ka bindje këto gabime nuk mund të ndodhin kurrë. Bindja është një vepër e ndjerë dhe aktive në zemër e bërë ndaj Atij që duhet bindur sepse tek Dëshira dhe Vullneti i Tij duhet bindur. Në anën tjetër dashuria ndikon në ekuilibrin e personit. Hap rrugë të qëndrime të çekuilibruara. Me fjalë të tjera, mund ta çmend një person. Në këtë aspekt shejtani është krijesë e çekuilibruar. Është e kërkueshme të veprohet në përshtatje me standardet morale ndaj rregullave të vendosura nga bindja. Kjo është balancë. Ademi a.s duke vepruar me bindje tregon se ishte krijesë e ekuilibruar.

Një pikë finale: Unë me qëllim përmenda, me vetëm një fjali, se Hallaxhi besonte në filozofinë e Unitetit Hyjnor. Ai dhe njerëz si Muhjidin Ibn Arabi shpesh herë kanë vlerësuar çështjet nga vështrimi i Mëshirës së gjerë Hyjnore. Ata e bëjnë këtë dhe madje kërkojnë rrugë shpëtimi për shejtanin dhe faraonët. Në këtë aspekt, shpjegimet e tyre janë një nevojë e filozofisë së tyre baze. Sepse sipas tyre, ” Gjithçka është Ai” dhe shejtani është një manifestim i Tij. Prandaj, thënia e Hallaxhit ,” Dashuria duhet mësuar nga shejtani dhe bindja nga Ademi a.s” duhet pranuar si normale duke u bazuar në filozofinë e tij të Unitetit Hyjnor.

 

 
اَللّٰهُ أَعْلَم
‏Allahu di më së miri

Marrë/përkthyer nga: