Cka eshte rendesia e lutjes per te tjeret? A ka ajete hadithe per lutje ndaj te tjereve?

Në ajete shihet qartë lutja e njerëzve të mirë për të tjerët:

…madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar. Hashr-10

Atëherë, dije se nuk ka Zot tjeter pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, All-llahu edi për lëshimet tuaja (për vepra) dhe për vendin tuaj. Muhammed-19

Zoti ynë! më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria. Ibrahim-41

I Dërguari i All-llahut a.s. ka thënë:

Lutja është ibadet.” Ebu Davudi

Duaja e muslimanit që bën për vëllain e tij, në mosprezencë, është e pranuar dhe pranë kokës së tij qëndron një melek i ngarkuar që të thotë: “Amin, edhe për ty qoftë si ajo!”, sa herë që ai lutet për vëllain e tij.” Muslimi

“ Kush kërkon falje për besimtarët dhe besimtaret, Allahu do t’i japë një të mirë për çdo besimtar dhe besimtare.” Et Taberani

“Në tokë nuk ka asnjë musliman, që e lut All-llahun për diçka, e që këtë All-llahu nuk do t’ia japë, ose për ndërrim me këtë nuk do t’ia heqë ndonjë të keqe, përveç nëse lutësi lutet për mëkat ose për ndërprerjen e farefisnisë.” Një njeri nga të pranishmit tha: “Atëherë të lutemi shumë!” (Pejgamberi s.a. v.s.) ka thënë: “All-llahu edhe më shumë jep.” (Tirmidhiu)

Lutjet do të pranohen derisa njerëzit nuk nguten duke folur: “Unë lus (qysh moti) Krijuesin tim, kurse lutja nuk më pranohet.” (Muttefekun alejhi)

“Udhëheqësit tuaj më të mirë janë ata që ju duan dhe i doni dhe ata për të cilët ju luteni dhe ata luten për ju. Ndërsa udhëheqësit tuaj më të këqijnj janë ata të cilët ju i urreni dhe ata ju urrejnë si dhe ata të cilët ju i mallkoni dhe ata ju mallkojnë!” Avfi r.a. tha: “Atëherë ne i thamë: “O Pejgamber i All-llahut, a do t’u kundërvihemi ne?” Tha: “Jo, derisa të falin së bashku me ju namazin. Jo, derisa të falin së bashku me ju namazin.” (Transmeton Muslimi)

Umer ibnu Hattabi r.a. thotë: “Kërkova leje prej Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për kryerjen e Umres (vizita e Qabes jashtë kohës së haxhxhit), më lejoi dhe më tha: “Mos na harro, o vëlla, nga lutjet e tua!” Ai e tha një fjalë e cila më gëzoi më tepër sesa të bëhej e tërë bota imja.” (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

Nevevi thotë se lutjet për një grup muslimanësh, madje edhe për të gjithë muslimanët, përfshihen në këtë hadith. Sipas tij, kur të parët donin të luteshin për vete, ata bënin për muslimanët tjerë. Sepse lutja e bërë në këtë mënyrë është më e pranueshme dhe se do t’i jepet edhe atij dëshira që e do për të tjerët. Këto lutje janë plot sinqeritet dhe larg nga dukja. Për më tepër, lutja për të tjerët tregon se lutësi zotëron një shpirt me nivel të lartë. Kjo heq atë nga gjërat e këqija si xhelozia dhe lakmia dhe e bënë të denjë për hadithin:

Asnjëri nga ju nuk e ka arritur imanin e plotë (kamil), deri sa nuk kërkon për vëllain e tij atë që e kërkon për vete. (Buhari Iman 7; Muslim Iman 71)

Print Friendly, PDF & Email