Cka është konsultimi sipas Islamit?

Votoni kete shkrim

Për trashëgimtarët e sotëm, konsultimi (shura) sipas Islamit përbën një cilësi jetësore dhe një rregull thelbësor siç ishte edhe për trashëgimtarët e parë. Sipas Kuranit, konsultimi është shenja më e qartë e një komuniteti besimtarësh dhe karakteristika më e rëndësishme e një kongregacioni i cili ja ka dorëzuar zemrën islamit. Rëndësia e konsultimit është sipas Kuranit e së njëjtës gradë me namazin (lutjet ditore) dhe infakun (rënia në luftë për mbrojtjen e fesë dhe njerëzve për hir të Zotit): “…Edhe ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta, e nga ajo që Ne ua japin ata e shpërndajnë.” (Shura 42:38)

Në këtë ajet, na bëhet e ditur se konsultimi përbën një lloj veprimi i cili është i të njëjtit nivel me namazin; na bëhet i ditur domethënia e konsultimit me anë të faktit se përgjigja dhe pranimi i fjalës apo ftesës së Zotit dhe rrjedhojat e saj si namazet, konsultimet dhe dhënie e lëmoshës përmenden në të njëjtin urdhër hyjnor.

Kjo është arsyeja përse një shoqëri e cila nuk e konsideron konsultimin të rëndësishëm vështirë se mund të quhet një shoqëri plotësisht besimtare dhe një komunitet i cili nuk e zbaton metodën e konsultimit nuk konsiderohet si mysliman në kuptimin më të plotë të fjalës. Në islam konsultimi është absolutisht thelbësor; këtij rregulli duhet ti binden si ligjvënësit ashtu edhe njerëzit e thjeshtë. Ligjvënësi është përgjegjës për kryerjen e konsultimit në çështje që i takojnë sferave politike, qeverisëse dhe legjislative; populli është përgjegjës për shprehjen e pikëpamjeve dhe mendimeve të tij ligjvënësve.

Konsultimi sjell suksesin

Disa gjëra të rëndësishme që vlejnë për tu theksuar këtu janë: konsultimi është kushti i parë për sukses për një vendim të marrë në ndonjë çështje. Ne të gjithë e kemi parë se si të gjitha vendimet e marra pa u diskutuar hollësisht dhe gjerësisht më parë, pa marrë në konsideratë pikëpamjet dhe kriticizmin e të tjerëve, qoftë kur kanë pasur të bëjnë me individë të veçantë, qoftë kur kanë pasur të bëjnë me fatet e shoqërisë kanë rezultuar fiasko, të dështuara dhe të papërkrahura. Edhe nëse një person ka natyrë superiore dhe intelekt të shquar, nëse ai është i kënaqur me opinionin e tij dhe njëkohësisht nuk pranon dhe nuk respekton opinionin e të tjerëve, është i prirur të bëjë më shumë gabime se njerëzit normalë. Njeriu më inteligjent është ai i cili vlerëson dhe respekton konsultimin e ndërsjelltë dhe shqyrtimin e çështjeve (meshveretin) dhe i cili përfiton më së shumti nga idetë e të tjerëve. Ata të cilët janë të kënaqur me idetë e tyre në planet dhe punët që kryejnë apo ata që insistojnë me forcë që të tjerët të pranojnë këto ide, jo vetëm që humbasin një dinamikë mjaft të rëndësishme por gjithashtu përballen me mospajtime, përbuzje dhe urrejtje nga njerëzit me të cilët ata shoqërohen. Ashtu siç ishte konsultimi kushti i parë për të arritur rezultatet më të mira në çdo detyrë të ndërmarrë, po kështu kjo cilësi është padyshim një prej mjeteve që e bën njeriun të gjejë një burim domethënës fuqie shumë më të fuqishëm se forcat e veta.

Konsultimi kërkon sakrificë

Përpara çdo aventure një person duhet të mos kursejë asnjë përpjekje në kryerjen e hetimit, shqyrtimit dhe konsultimit paraprak të nevojshëm me qëllim shmangien e kritikave ndaj fatit të keq dhe qortimit të të tjerëve sëbashku me lënien e autorësisë së punës shkaqeve, duke bërë të mundur kështu qëndrimin brenda kornizave të kujdesit, duke sjellë në këtë mënyrë frenimin e ecjes zhytjes në veprime të dëmshme dhe pasojave që shpien drejt rrënimit dhe fatkeqësisë. Mospajtimi dhe ankesat janë të paevitueshme në qoftë se rezultati i përpjekjeve dhe rrjedhojat e tyre nuk kanë qenë të menduara mirë dhe në qoftë se njerëzit të cilët kanë qenë protagonistë të këtyre ngjarjeve janë hedhur drejt aventurës pa u konsultuar më parë. Aventurat dhe sipërmarrjet e ndërmarra pa konsultim paraprak nuk kanë sukses dhe u shkaktojnë protagonistëve të tyre humbjen e kredibilitetit, duke i bërë ata të pashpirt, të shkurajuar dhe të papranuar prej njerëzve.

Konsultimi: Sistem i shoqërisë

Konsultimi përbën një nga dinamikat kryesore e cila e mban ligjin islamik në këmbë si sistem. Konsultimi është pjesë e misionit dhe detyrës më të rëndësishme e zgjidhjes së çështjeve si nga pikëpamja individuale ashtu dhe ajo kolektive, mes njerëzve dhe shtetit, shkencës dhe dijes, ekonomisë dhe sociologjisë përderisa të mos ekzistojë një nass (urdhër hyjnor; një ajet i Kuranit apo urdhër i profetit vendimtar në ndonjë pikë të ligjit islam) me një domethënie të qartë në lidhje me këtë çështje.

Në islam, këshilli konsultativ i shtetit është një institucion me një pozitë udhëheqëse; ai merr pjesë paraprakisht në vendimet ekzekutive. Sot në shumë vende ekziston një gjykatë e lartë po funksioni i saj është mjaft i kufizuar, kompetencat e saj janë mjaft të ngushta duke e bërë atë një institucion shumë më të kufizuar në krahasim më konsultimin islam.

Edhe nëse krerët e shteteve apo udhëheqësit konfirmohen nga Zoti dhe ushqehen me anë të shpalljes dhe frymëzimit, ata janë të detyruar ti kryejnë punët me anë të konsultimit.