Fakti që sahabët janë për Xhenet, gjë që vërtetohet edhe nga hadithet autentike të të Dërguarit të Allahut, është një ngjarje e natyrshme brenda parimeve të përgjithshme të Islamit. Përveç termit “Ashere-i Mubeshshere”, termi “El-Mubeshshirun bi’l-Xhenneh” përdoret për këta sahabë. Këta dhjetë sahabë të famshëm janë:
3.Othman ibn Affan r.a.
10.Ebu Ubejde ibn Xherrah r.a.
RadijAllahu Anh. Allahu qofte i kenaqur prej tyre.
Por, të thuhet se janë vetëm dhjetë njerëz të cilëve iu dha lajmi i gëzuar i Parajsës nga Profeti ynë (a.s.) gjatë jetës së tyre, është gabim. Arsyeja për këtë pikëpamje mund të jetë se dhjetë njerëzit të cilëve iu dha lajmi i gëzuar i parajsës, ishin shumë të famshëm.
Me një analizë të shkurtër në hadithe dhe ajete, shihet se ka edhe shumë sahabë që janë paralajmëruar me Xhennet, vecmas ose në mënyrë grupore. Nëse kategorizohen, njerëz të tillë kishte në mesin e:
- Grave të Profetit (a.s.)
- Fëmijëve dhe nipërive e mbesave të Profetit (a.s.)
- Sahabëve përveç Asher-i Mubeshshere
- Sahabëve pas ndërrimit jetë të tyre
- Atyre prezent në Bedër dhe në Bej’at-i Ridvan
- Dëshmorëve
Pra, sipas ajeteve dhe haditheve, ka shumë sahabë të cilëve u jepet lajmi i gëzuar i Xhennetit, përveç Asher-i Mubeshshere.
Allahu na mundësoftë të jemi bashkë me ata, të jemi fqinjë dhe miq me ta në Xhennet. Allahu i pranoftë lutjet tona. Amin! ..
Perkthyer nga: https://sorularlaislamiyet.com/cennetle-mujdelenen-sahabeler-kimlerdir
Lini një koment