Në biatin e parë të Akabes, ishin dymbëdhjetë njerëz, dhjetë sahabet nga fisi Hazrexh dhe dy nga fisi Evs. Gjashtë nga ata që morën pjesë në Biatin e parë të Akabes i kishin besuar Profetit tone salallahu alejhi ue selam një vit më parë. Këta ishin:
- Es’ad b. Zurare
- Avf b. Haris
- Rafi ‘b. Malik
- Ukbe b. Amir
- Kutba b. Amir
- Xhabir b. Abdullah b. Riab. (Ibn Hisham, Sire, 2/70; Ibn Sa’d, Tabakat, 1/217).
Përveç këtyre gjashtë emrave, edhe gjashtë sahabë të tjerë, besuan dhe i premtuan besnikëri Profetit tonë alejhi salatu ue selam në betimin e parë të Akabesë. Këta janë;
- Muadh b. Haris
- Dhekvan b. Kajs
- Ubade b. es-Samit
- Jezid b. Tha’lebe
- Abbas b. Ubade
- Ebu’l-Hejthem Malik b. Tejjihan.
Sipas disa burimeve, një në vend të Xhabir b. Abdullahut mund të ishte Uvejm b. Saide që ishte i pranishëm në Biatin e parë të Akabes. (Historia e Islamit, M. Asim Koksal, 1 \ 585).
Burimi: http://hikmet.net/sorucevap/soru/birinci-akabe-biatina-katilan-sahabeler-kimlerdir/
Lini një koment