Cilet jane kriteret rreth kafsheve qe mund te behen kurban?

Kurbani (kafsha) lejuar

Nëse kafsha që merret për kurban është e shëndoshë e lejuar dhe ka të gjitha gjymtyrët, ajo i plotëson kushtet rreth qëllimit dhe natyrës së adhurimit.

 

Kurbani (kafsha) ndaluar

Ndërsa nëse kurbani është i sëmurë nëse ka mungesë të organeve ose është i gjymtë p.sh nëse është i verbër në njërin ose dy sytë, nëse veshët ose brirët i mungojnë, nëse gjuhën e ka të këputur, nëse shumica e dhëmbëve i mungojnë, nëse e ka bishtin ose gjinjët e këputur, nuk i plotëson kriteret dhe nuk mund të bëhet kurban.

 

Por nëse vetë në mënyrë natyrale nuk ka brirë, ka shikim të kryqëzuar (i gjemtë), është i çalë, i çmendur, pak i sëmurë ose nëse e ka pak të dëmtuar njërin nga veshët ai mund të prehet.