Cilat janë rrugët e mbështetjes Hyjnore për të fituar horizontin e Kënaqësisë

Kthimi drejt Allahut

Kthimi ka Allahu është shumë i rëndësishëm për trimat që kanë zgjedhur rrugën e drejtë për të fituar Kënaqësinë e Allahut. Por ashtu siç në emër të jetës personale me kthimin nga Allahu bëhen hapjet edhe në emër të shërbimeve vetëm me kthim të fytyrave nga Allahu si lulet që shohin ditën, mund të bëhen hapje dhe rinim. Por nëse njerëzit do të ndërpresin kthimin nga Allahu duke u mbyllur çuditshëm në botën e tyre do të hyjnë në mendime të rrëshqitshme për Allahun I Cili është I Lartë dhe të cilit i kthehet me mbështetje I gjithë krijimi.

Për këtë njësueshmëria, kënaqësia, sinqeriteti dhe kërkimi kthimi ka Allahu për Kënaqësi të Tij janë rrugë nga të cilat nuk duhet hequr dorë dhe shumë të rëndësishme për të pasur mundësi të qëndrojmë të gjallë. Të gëzuarit që I kanë dhënë zemrën një çështjeje të madhe sa ta shohin këtë parim të rëndësishëm është e pa tjetërsueshme se do të dalin fitimtar në botën personale për çfarëdolloj shërbimi që bëjnë edhe nëse në anën e materiale mund të mos kenë sukses.

Ndjekja e shkaqeve

Një nga çështjet e nevojshme për fitimin e Kënaqësisë së Allahut xhel-le xhelaluhu është ndjekja e shkaqeve. Allahu na ka krijuar në një rreth shkaqesh. Rrethi i fuqisë do të shfaqet plotësisht në ahiret; ashtu që atje çdo gjë, aktualizohet në mënyrë të mahnitshme dhe vazhdimisht jetohen gjëra të jashtëzakonshme. Meqë kjo botë është botë e urtësisë, këtu gjithçka është në paketimin e shkaqeve. Ato ngaqë nuk duken reflektojnë vështirësi sepse ndodhen në rrethin e shkaqeve. Duke qenë puna kështu, në ketë dynja duhet të sillemi ashtu ndaj sebepeve që ata që na shohin nga jashtë të thonë “ këta janë të gjithë nganjë I dhënë pas shkaqeve” .  Allahut që është Musebbibul Esbab duhet ti kthehemi me një mbështetje që përjashton shkaqet ashtu që të thonë kësaj radhe” këta të gjithë sikur të ishin xhebri se pranojnë asnjë sebep dhe I atribuojnë Allahut gjithçka”.

Kështu këtë qasje e shohim në jetën e të Dërguarit të Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Për shembull, I Dashuri I Profetëve sal-lallahu alejhi ve sel-lem në një anë duke vendosur mbrojte të ndryshme për çdo luftë dhe duke veshur dy parzmore, i ka dhanë sebepeve kujdes të madh, në anën tjetër sikur të mos ketë bërë asgjë I ka hapur duart dhe duke thënë Zotit të vet “Mos e shpartallo këtë ushtri!” I është përgjëruar me dua.

Vazhdueshmëria dhe zgjatja

Për fitimin e Kënaqësisë së Allahut prej rrugëve të rëndësishme për tu shteruar është vazhdueshmëria e luftës dhe përpjekjes me qëndrueshmëri drejt arritjes së synimit (Kënaqësia e Allahut). Ka aq shumë dava dhe shërbime që kanë filluar me shumë përforcime dhe mbas tre hapash ja prej lodhjes ja prej mos durueshmërisë ose prej monotonisë janë lënë e nuk është punuar në to dhe pak para se të mbërrinin në kufi kanë gjetur fundin duke ju rënë në kokë pronarëve të tyre e që janë bërë material në histori.

Mirëkuptimi dhe bashkimi

Ndër çështjet që u përmendën për të fituar Kënaqësinë e Allahut një nga shkaqet me rëndësi është edhe mirëkuptimi dhe bashkimi. Sepse sado që fuqia e secilit person tek e tek ose mund ti bëjë ballë një mase, është një e vërtetë që Allahu I mundëson mirësi shumë më tepër një bashkësie sesa ndjenjave që I takojnë personave tek e tek. Nëse Allahu, çlirimin e gjithësisë dhe përhapjen e ruh-I revan-I Muahamedi në të katër anët e botës e ka lidhur me përpjekjen e xhematit në gjendje bashkimi dhe mirëkuptimi, asnjëri nga personat që përbëjnë xhematin vetëm nuk mundet të ketë sukses edhe nëse është prej personaliteteve të mëdha si Hasan Shazeli, Ahmet Bedevi, Shah Gejlani. Sepse Allahu xhele xhelaluhu e ka lidhur një sukses të tillë me xhematin. Ne nuk mund ti mendojmë sjelljet e tyre jashtë xhematit… sepse ata qenë njerëz të ngarkuar me detyrën e dhënies formë të xhematit.

Po, mirësia e gjerë e Allahut që gjendet me xhematin është një gjë e tillë që lë mbas edhe kutbijetin edhe gavsijetin.  Edhe ajeti “Dora e Allahut është mbi duart e tyre” dhe hadithi ” Ndihma dhe Forca e Allahut është me xhematin” theksojnë këtë të vërtetë. Prej kësaj perspektive siç u theksua më lartë, një prej thirrjeve më të forta për mbështetjen e Allahut është mirëkuptimi dhe bashkimi.

Si përfundim, kush dëshiron të arrijë mbështetjen e Allahut duhet të vë në jetë këto çështje dhe shërbimet që ka për ti bërë ti bëjë mbi këtë të vërtetë.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.