Farzet e Gusulit
- Larja mirë e gojës dhe shpëlarja me ujë të bollshëm.
- Larja mirë e hundës.
- Larja e gjithë trupit pa lënë asnjë vend të thatë.
Gusuli merret kështu:
- Në fillim thuhet bismil’lah dhe bëhet nijeti për marrjen e gusulit.
- Lahen mirë vendet e turpshme, ndonjë pjesë tjetër e papastër në trup dhe duart.
- Merret abdes.
- Lahen mirë goja dhe hunda nga tri herë.
- Pastaj lahet i tërë trupi duke nisur nga koka, shpatulla e djathtë dhe ajo e majtë. Tregohet kujdes të mos mbetet asnjë pjesë pa u larë dhe të mos shpërdorohet uji pa nevojë.