Cilat jane kushtet dhe vaxhibet e namazit?

Ruknet e namazit

Janë kushtet, konditat e brendshme të namazit. Nëse ndonjëra prej tyre lëshohet, atëherë namazi duhet përsëritur e, nëse vonohet apo kryhet para kohe ndonjëra, atëherë mund të plotësohet me sexhden e harresës.

Ruknet e namazit janë si vijon:

  1. Tekbiri fillestar
  2. Qëndrimi në këmbë
  3. Leximi i ndonjë pjese të Kuranit
  4. Të bërit ruku
  5. Të bërit sexhde
  6. Të qëndruarit në uljen e fundit.

Vaxhibet e namazit

Janë obligime që duhet të kryhen, por, nëse nuk kryhen mund të përmirësohen duke bërë sehvi sexhde. Vaxhibet e namazit janë si vijon:

  1. Tekbiri fillestar të shprehet me fjalën Allahu Ekber
  2. Leximi i Fatihasë
  3. Sasia e të lexuarit nga Kurani, së paku e një ajeti të gjatë apo tre të shkurtër ose një sureje të shkurtër pas fatihasë,
  4. Rradhitja e leximit. Kjo do të thotë të lexohet një herë fatiha e pastaj diçka nga Kuran
  5. Të vendosurit e hundës në sexhde bashkë me ballin
  6. Të qëndruarit në uljen e parë në namazet që kanë tri e më shumë rekate
  7. Leximi i teshehudit në uljen e parë dhe të fundit
  8. Të ngriturit pas teshehudit, duke mos u vonuar në rekatin e tretë
  9. Të përfunduarit e namazit me selam
  10. Të qenët i qetë duke i zbatuar ruknet e namazit
  11. Të zbatuarit e rukneve në mënyrë të rregullt
  12. Që imami të lexojë në heshtje në namazin e drekës dhe të ikindisë, ndërsa në namazin e sabahut, akshamit dhe të jacisë më zë
  13. Që muktediu të heshtë, kur të falet pas imamit. Atij që është duke u falur pas imamit, nuk i lejohet të lexojë fatihanë dhe as suren apo ajetin kur të qëndrojë në këmbë, pavarësisht në është namaz që imami lexon më zë apo pa zë, ndërsa duatë dhe shprehjet e tjera duhet t’i lexojë
  14. Duhet që muktediu ta ndjekë imamin dhe nuk lejohet të shkojë para apo të vonohet shumë pas imamit.
  15. Të bërit kunut dhe tekbir në namazin e vitrit. Këndimi i duasë së kunutit është sunet, ndërsa të bërit kunut dhe tekbir në namazin e vitrit konsiderohet vaxhib.

Allahu di me se miri.

Marre nga:http://www.islamgjakova.net/artikulli.php?id=7975

Print Friendly, PDF & Email