Principet të cilat përmenden në Kur’an në ajetet 22-39 të sures Isra, qe i jipen Pejgamberit (a.s.) ne ngjarjen e Israse dhe Miraxhit janë gjithsejt dymbedhjete.
Respektimi, bindja, e drejta…
1) Mos i bëni ortak Allahut
2) Respektoni dhe bindjuni prindërve
3) Jepuni të drejtën që u takon të afërmëve, të varfërve dhe udhëtarëve.
4) Mos shpërdoroni. Mos ji koprac e as dorëlëshuar
5) Mos i vrisni fëmijët nga frika e varfërisë.
6) Mos iu afroni imoralitetit
Premtimet, mburrja, pasuria…
7) Mos vrisni njeri me pa të drejtë
8) Mos abuzo me pasurinë e jetimit
9) Mbaji premtimet
10) Mos u shmangni prej drejtësisë në matje e peshim
11) Mos ndiq atë për të cilën nuk ke dijeni dhe përmbahu nga pohimet e pabaza dhe hamendjet
12) Shmangu nga mburrja dhe mendjemadhësia