Cilat ishin dhuratat qe i solli Pejgamberi a.s. pasi u kthye nga miraxhi?

Pejgamberi alejhi selam, teksa kthehej nga miraxhi tek populli i Tij plot me dhurata, u shpreh: “Unë s’kam parë ndonjëherë gjë më të bukur se miraxhi”. Dhuratat qe i solli Pejgamberi a.s. ishin:

Pikë së pari, shpagim…

1) Ummetit të Pejgamberit alejhi selam iu premtua që herët apo vonë ata që s’i kanë bërë ortak Zotit, pasi të shpaguajnë gjynahet do të shkojnë në Xhenet.

2) Pesë kohët e namazit. Namazet e faluara me ndjenjën e ihsanit, adhurimin sikur ti e sheh Zotin, edhe nëse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty. Hadithi shpjegon se si Allahu e urdhëroi Pejgamberin alejhi selam që namazi duhej të falej pesëdhjetë herë në ditë nga çdo musliman qoftë burrë apo grua. Gjatë rrugës së kthimit, ai takoi Musain, i cili i thotë se njerëzit nuk mund ta kryenin kaq shumë këtë detyrë. Ai me përulësi u rikthye disa herë në prezencë të Allahut derisa numri u zvogëlua në pesë. I Dërguari i Allahut do të shprehet më vonë se: “Namazi është miraxhi i besimtarit”.

“Ameneresulu…”

3) Kishte sjellë nga kjo gosti hyjnore dy ajetet e fundit të sures Bekare të njohura si “Ameneresulu…” Në ajetin e parë tregohen me radhë kushtet e besimit si dhe urdhërohet besimi në të gjithë pejgamberët dhe librat që i kanë zbritur duke treguar kështu një tolerancë të jashtëzakonshme.Gjatë gjithë historisë, shtetet islame janë mbështetur në këtë ajet  duke demonstruar paqe dhe drejtësi ndaj jomuslimanëve. Në ajetin e fundit tregohet që askujt nuk i ngarkohet një barrë përtej mundësive të tua dhe çdokush e jeton islamin në bazë të mundësive, fuqisë dhe kapacitetit që sundon.