Cilat ëndrra mund te cilësohen të vërteta?

Janë ato ëndrra që shihen papritmas, me ndjenja krejt të pastra, jo si rezultat i ndonjë sëmundjeje dhe pa rënë në iluzione, si, p.sh., ëndrrat e profetëve, të njerëzve të urtë e të mirë.

*Disa herë, ëndrra të tilla shohin edhe njerëz të radhës, besimtarë, madje edhe mosbesimtarë.

*Ëndrrat e vërteta ose besnike mund të jenë një sihariq, një nxitje, një frymëzim dhe udhëzim i favorizuar nga Zoti, por mund të jenë edhe si paralajmërime, qortime dhe mësime prej Tij me qëllim orientimi.

*E veçanta mbi të cilën do të përqendrohemi këtu, janë ëndrrat mbi të ardhmen që shprehin një lidhje të avancuar e të lartë të shpirtit.

Këto ëndrra janë informacione të ardhura në formë valësh në këtë botë dëshmie ku jetojmë nga botët e varrit dhe të përjetësisë ku “s’ka dyshim se do të shkojmë.

Dritaret e mbyllura për botën e dëshmisë si rezultat i prerjes së lidhjeve të shpirtit me botën e dëshmisë dhe hyrjes në lidhje me botën e fshehtësisë me anë të mbylljes së pesë shqisave ndaj botës së dëshmisë që ka cilësinë e një membrane të hollë dhe të daljes vetvetiu të mekanizmit të ngacmimit nga veprimi, hapen, tani, për botën e shëmbëllimit. Dhe, nga këto dritare të hapura, hyjnë, së bashku me shëmbëllimet e botës së shëmbëllimeve, simbolet e kuptimit e të së Vërtetës, pamjet e reflektuara nga bota e varrit, tablotë që i ofrohen shikimit dhe parashikimit, faqet e ngjarjeve të së ardhmes. Nisur nga kjo, ëndrrat mund të quhen kabina enigmatike ose tunele kohe që e bartin njeriun nga kjo botë për në botë të tjera.

Print Friendly, PDF & Email