Cila është filozofia e jetës së një muslimani?

Disa jetojnë pa u menduar se cka eshte filozofia e jetes se tyre; disa të tjetë vetëm mendojnë pa mundur ti vënë idetë e tyre në zbatim. Megjithëatë ne kemi një oligim i cili është të jetuarit potësisht dhe me ide dhe duke jetuar të prodhojmë kombinime të freskëta për të zhvilluar më tepër dhe për të bërë të mundur mënyra të reja të ndërtimit të ideve. Ata të cilët jetojnë pa u menduar, shndërrohen në objekte të filozofisë së të tjerëve. Persona të tillë gjithmonë rendin nga dega në degë, duke ndryshuar vazhdimisht modelin dhe formën, duke u përpjkur ethshëm dhe duke ia kushtuar gjthë jetën gjërave të kota, të larguar nga çdo mendim dhe ndjenjë, me një parregullsi të madhe dhe me një metamorfozë të dukshme pamjeje dhe karakteri, pa qënë asnjëherë në gjendje të jem vetvetja. Megjithëse herë pas here ata ndajnë arritjet e shoqërisë dhe përfitojnë aty-këtu nga puhitë e rastësishme të ngjarjeve korresponduese, edhe nëse këto puhi mund të kenë ndonjë efekt në mendjen, ndërgjegjen apo vullnetin e tyre, ata kurrë nuk e lehtësojnë apo çlirojnë shpirtin me dëshirën e tyre, duke mos mundur të zgjedhin lirisht meritat dhe virtytet, dhe duke mos mundur të orientohen drejt pafundësisë. Këta njerëz i ngjajnë përherë një moçali me ujë të ndenjur, të papastër, të ndotur dhe të mbushur me erë të keqe. Larg nga të qënit të aftë të shprehin ndonjë gjë sadopak të vlefshme, është e paevitueshme që njerëz të tillë ti ngjajnë një grumbulli virusesh kërcënuese për jetën apo një vatre mikrobesh.

Turmat që ndjekin njerëzit

Këta njerëz janë aq të cekët në mendimet e tyre dhe aq sipërfaqësorë në pikëpamje, saqë imitojnë gjithçka që shohin apo dëgjojnë, tamam si fëmijë duke e lënë veten të udhëhiqen nga masa e cila i shtyn ata majtas e djathtas pa gjetur kurrë mundësinë për tu dëgjuar apo për tu vlerësuar për ndonjë cilësi të tyren; në fakt ata nuk e kuptojnë kurrë se posedojnë vlera që u përkasin vetëm atyre. Ata e jetojnë jetën sikur të ishin skllevër të cilët nuk pranojnë kurrë të çlirohen nga ndjenjat dhe dëshirat e tyre trupore; ata e vlerësojnë çdo mundësi dhe çdo dëshirë që kanë brenda kufijve të ngushtë të dëshirave trupore; ata e kthejnë zemrën, vullnetin, ndjenjat dhe ndërgjegjen të cilat i janë dhënë si dhuratë qënieve njerëzore nga Zoti, në mjete të pavlera kënaqësish fizike, duke bërë që njerëzit ta kalojnë jetën e tyre në bohemianizëm. Pasioni i këtyre njerëzve për pozitë, tituj, gradë të lartë, interes, famë, përfitim, luks dhe komoditet, përbëjnë faktorët më të dukshëm që përcaktojnë të gjitha veprat. Dëshirat dhe aktivitetet e tyre. Me apo pa ndërgjegje, ata e gjejnë vetveten të kapur në një apo më tepër rrjeta të tilla fatale çdo ditë dhe dëmtojnë shpirtin vazhdimisht në vorbullat më të tmerrshme të vdekjes.

Njerëz të tillë të cilët nuk kanë as të shkuar e as të ardhme, thonë si Omar Kajami: “E shkuara dhe e ardhmja janë të gjitha një përrallë/ Përpiqu ta gëzosh e jo ta shkatërrosh jetën tënde” duke ndjekur instiktet e tyre shtazore. Ata e konsiderojnë botë si një livadh, një vend për të kollotur, në të cilin të jetojnë të zhveshur nga ndjenjat dhe cilësitë e tyre njerëzore. Në fakt ata vazhdimisht sillen rreth një vorbulle dekadence.

Fryma e Epokës Hyjnore

Nga ana tjetër ekzistojnë ata që e jetojnë jetën plotësisht, me tërë dimensionet e saj dhe të cilët sipas nivelit të tyre e kthejnë çdo orë apo ditë të jetës në një trampolim për ide dhe mendime të freskëta; ata e kalojnë jetën të orientuar drejt së jashtëzakonshmes, surprizave dhe bukurisë së të qënit gjithmonë përtej kohës; ata e pinë të shkuarën si një esencë e bekuar pranverore, marrin frymë në të dhe i mbushin mushkëritë me aromën e saj mundërmuese, duke e studjuar si të ishte një libër ndriçues si dhe ecin drejt së ardhmes po kaq të pajisur me këto cilësi; ata e përqafojnë të shkuarën me gjithë ngrohtësinë e zemrave të tyre; e ngjyrosin atë me shpresa dhe e modelojnë atë me zellin dhe vullnetin e tyre. Përsa i përket të tashmes, ata e pranojnë atë si qëndrën e strategjive zhvilluese, si punishte të prodhimit të teknologjive të nevojshme, si urë kalimi nga teoria në praktikë, në mënyrë që të realizojnë idetë e tyre dhe për rrjedhojë të qëndrojnë gjithmonë përtej kohës dhe vendit.

Trupi – Shpirti – Përjetësia (Eterniteti)

Kur e vlerësojnë krijimin dhe kohën nga ky kënvështrim dhe u largohen kufinjëve të ngushtë të jetës trupore dhe materiale, ata ecin përpara drejt gjërësive të botës së ideve, dhe enden nëpër rrëpira, të hapur drejt së pafundes, drejt një bote tjetër që ka përmasat e përjetësisë brenda kësaj bote të fundme dhe kalimtare. Në këtë mënyrë ata synojnë drejt pafundësisë me mendimet, emocionet dhe aspiratat e tyre; ata vlerësojnë pasurinë e të qënit njeri nëpërmjet gjërësisë hyjnore, duke gërmuarn në thellësitë e zemrave të tyre; nepërmjet rrjetave që ata kanë vendosur në zemra, përpiqen të kapin surprizat të cilat asnjë sy nuk i ka parë ndonjëherë, asnjë vesh nuk i ka dëgjuar ndonjëherë dhe të cilat imagjinata njerëzore nuk mund ti perceptojë apo shprehë. Ata e bëjnë gjithë këtë në një mënyrë sipas së cilës njohuritë, dija shpirtërore dhe vlerat e tyre të cilat janë të pamatshme, gjithmonë u tregojnë dhe u flasin për mbretëritë e çmuara hyjnore, madje edhe ato më të lartat, duke u premtuar që secili prej tyre do të shndërrohet në një pëllumb qiellor. Ju mund ti quani këta njerëz, të cilët mendojnë dhe jetojnë në këtë mënyrë dhe të cilët e kanë kthyer jetën e tyre në një lulishte ku janë mbjellë pemë të bollshme të mendimit, njerëz të dijes apo heronj të filozofisë së orientuar nga feja. Nuk ka rëndësi si i përkufizoni ata, është fakt që qysh nga kohët e lashta njerëzit e ndritur të cilët kanë endur historinë si një dantellë delikate dhe elegante, gjithmonë kanë dalë nga rradhët e këtyre shpirtrave të ndritur. Brahmanizmi, budizmi, konfucizmi, taoizmi dhe zoroatrianizmi të cilat ngjajnë më shumë me sisteme filozofike sesa me fe, përbëjnë secila një dhuratë që i është dhënë njerëzimit nga të tillë heronj të spiritualitetit.

Përfundimi (Konkluzionet)

Sot kur agimet pasojnë njëri-tjetrin, nga këndvështrimi i horizontit tonë të dijes, nëse ne do të jemi të aftë të vlerësojmë dhe të gjykojmë në mënyrë të shëndetshme dhe të përfitojmë edhe njëherë nga bota në të cilën jetojmë, nëse do të jemi të aftë ti interpretojmë mirë gjërat dhe ngjarjet, nëse do të jemi të aftë të përcaktojmë materialet bazë të strukturës së brendëshme të popullit tonë si dhe nëse do të jemi të aftë të lidhemi me idealet tona të cilat do të ekzistojnë përjetësisht, atëherë do të jemi gjithmonë si paraardhësit tanë të lavdishëm, madje ndoshta do të mund të përparojmë më tepër se ata. Në fakt përse nuk u dashka që këta breza të çmuar të mos jenë në ballë dhe përpapra brezave të kaluar e madje të të gjithë brezave? Ata do të marrin të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmes dhe do ti vendosin ata në persektivë të gjitha në të njëjtën kohë, duke i vlerësuar dhe duke marrë më të mirën e tyre; ata do të marrin traditat, kulturat dhe dinamikat historike të shoqërisë në të cilat jetojnë nën mbojtjen e tyre; ata do të interpretojnë siç duhet ciklin e rivlerësimit të historisë në drejtim të ripërtëritjes së tyre vetjake.

Është e rëndësishmë të theksohet edhe njëherë se përgjegjësia e parë që bie mbi ne është ndjesia e efekteve të dhimbjes, vuajtjes, vështirësisë, besimit dhe kulturës të ndjehet në ndërgjegjet e brezave, duke i rrënjosur ato në përpjestim të drejtë me peshën e tyre. Kjo do të bëhet e mundur nepërmjet zhvillimit tek njerëzit tëë ndërgjegjes historike. Nëse ne arrijmë ta bëjmë këtë, pas disa brezash askush që do të jetojë në tokën tonë nuk do të hedhë sytë dhe nuk do të kërkojë për të gjetur ndonjë burim të jashtëm për të vënë në lëvizje institucionet e ndryshme por do të majftohet me dinamikat tona shpirtërore.

Nesër ne do të sjellim të gjitha elementet e jetës sonë nga e kaluara. Nëse do të jemi në gjendje ti ndriçijmë ato me dritën e fesë sonë dhe me rrezet e shkencës dhe dijes në udhëkryqin e kulturës sonë atëherë do të kemi arritur të pregatisim zamin tonë që na ngjit me përjetësinë.

Print Friendly, PDF & Email