Çfare lloj uni (ego) kishte Profeti a.s?

Është uni i kulluar. Ky është një atribut i posaçëm i njerëzve të afërt të Allahut dhe ata që e bartin këtë atribut, janë aq të pastër e të kulluar, sa që kush i sheh ata, i duket sikur sheh dhe sodit Allahun. I tillë është uni i Profetit Muhamed a.s.v.s.! Dhe ai ka sjellë në gjendjen e unit të kulluar edhe shumë kapacitete të përshtatshëm për këtë, brenda kuadrit të gradëve të tyre dhe me sa e kanë lejuar mundësitë e tyre. Duke e pastruar dhe purifikuar unin, i Dërguari i Allahut tregoi synimet më të larta ku mund të ngjitej dhe, me bujarinë e Zotit, e ngjiti gjer atje. Kjo tregon se ai ishte i pashoq edhe në edukim. Kur shohim shekullin e shquar të Profetit Muhamed (s.a.s.) në lidhje me tregimin nga ana e tij të pikës së fundit ku mund të arrijnë mendja dhe uni, vëmë re se ai nuk pati lënë boshllëk as në edukim në mesazhin që pati sjellë.