Cfare kuptimi ka emri Muhamed? (s.a.v.s.)

5/5 - (1 vote)

Emri Muhamed sot është emri më i përhapur në botë. Shumë prindër i vendosin fëmijëve këtë emër, të frymëzuar nga madhështia dhe lavdia e personit që qëndron pas tij. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten për domethënien dhe kuptimin e emrit Muhamed?
Ky emër rrjedh nga fjala hamd, që do të thotë “të lavdërosh” dhe “të falënderosh” në të njëjtën kohë. Ka raste kur e lavdërojmë dikë, por nuk kemi arsye të jemi mirënjohës ndaj tij, siç mund të bëjë një prind me foshnjën e tij. Ka raste kur duhet të falënderojmë dikë pa e lavdëruar. Edhe Musai a.s. shprehu falënderimin për mirësinë që u rrit në pallatin e faraonit.
Por, vetëm te fjala hamd bashkohen të dyja në formën më të lartë dhe më të bukur. Përveç fjalës “Muhammed”, në gjuhën arabe kemi dhe fjalën muhammid, që nënkupton një person që lavdëron vazhdimisht dhe pandërprerë. Por, nëse i-ja bëhet e, tashmë kemi të bëjmë me një person mbi të cilin çojnë falënderime dhe lavdërime pandërprerë.
Vetë Allahu i Lartësuar e ka ngritur emrin e profetit Muhamed a.s. pranë emrit të Tij. Emri i tij përmendet në çdo ezan pas emrit të Allahut. Vetë Allahu dhe engjëjt e Tij dërgojnë salavat mbi të Dërguarin, prandaj dhe ju besimtarë mos reshtni së dërguari salavat për të dhe familjen e Tij.