Çfarë duhet bërë me mallin e trashëguar nga babai që ka fituar me haram?

Nëse e gjithë trashëgimia është trashëguar nga malli i fituar me haram, është e nevojshme mos marrja e këtij malli nga familjarët dhe duhet bërë shpërndarja e plotësishme e saj. Nëse një pjesë e saj është haram, ajo pjesë shpërndahet e pjesa tjetër mund të përdoret nga familja.

Malli haram mund t’u jepet të varfërve pa pritur shkëmbime, ose nëse babai ka pasur borxhe faizi (interesi), mund të paguhen këto borgje nga malli që dihet se është haram.

Në rast se nuk dihet me siguri se një pjesë e mallit është apo jo haram, pra nëse ekziston dyshimi për haram, mund edhe të mos ndahet asgjë nga malli, edhe pse është më e sigurt që një pjesë të jepet si bamirësi. Nëse të gjithë trashëgimtarët nuk pajtohen me këtë, të gjithë marrin pjesën e tyre, pastaj kushdo që dëshiron mund ta shpërndajë një pjesë të tij si bamirësi.

Burimi: http://hikmet.net/babadan-miras-olarak-gelen-haram-mal-varsa-ne-yapilir/

 

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.