“Ai qe nuk fal namazin, agjeron me kot.” Mekatari a nuk mund te beje asnje problem?

Ne ceshtjet ne te cilat njerezit ndajne mendimet e veta, duhet pasur shume kujdes. Disa njerez thone: “Ose duhet t’i bëjmë të gjitha urdhërat e fesë, ose nuk duhet të bëjmë asnjërën prej tyre”, pra “ose të gjitha, ose asnjërën.”

“Në qoftë se nuk bëhet i gjithë adhurimi, nuk duhet të braktiset as ajo pak gjë që kryhet”.

Miresi eshte pendimi..

Njeriu si pasojë e disa mëkateve që ka kryer, nuk duhet të kryejë edhe mëkate të tjera. Ai që agjëron dhe njëkohësisht bën mëkate, nuk i fiton sevapet e plota të agjërimit. Por në Ditën e Gjykimit nuk jep llogari edhe për “pse nuk ke agjëruar?”. Borxhin e agjërimit ai e kryen në këtë mënyrë. Madje, si rezultat i mirësisë së agjërimit gjen rastin të largohet edhe nga mëkatet e tjera.

Imam Rabbani thotë: “Është mirësi e madhe të pendohesh për të gjitha mëkatet. Po që se kjo nuk bëhet, edhe pendimi për disa mëkate është mirësi. Nga bereqeti i tyre, bëhet e mundur pendimi për mëkatet e tjera. Po qe se të gjithin nuk e shtijmë në dorë, s’kemi pse ta humbasim të gjithin.”

“Te pakten agjerimin mos e braktis!”…

Edhe pse namazi në fenë tonë zë një vend më të rëndësishëm se agjërimi, një njeriu që nuk falet, nuk mund t’i themi të mos agjërojë. Përkundrazi, atij i duhet thënë: “Ti nuk po e fal namazin, të paktën agjërimin mos e braktis!”.Një njeri që nuk falet futet në një mëkat, dhe duke mos agjëruar mëkatet e tij shtohen edhe më shumë. Duhet të jemi më shumë përgëzues sesa frikëndjellës. Në hadithe është mallkuar ai i cili ua pret shpresat njerëzve nga mëshira e pafund e Allahut (xh.sh), duke i bërë ata ta urrejnë fenë. Duhet t’ua lehtësojmë dhe jo t’u sjellim vështirësi njerëzve.