A verteton Lamarku se cilësitë e fituara me kalimin e kohës u kalojnë brezave pasardhës?

Në lidhje me përshtatjen e gjallesave ndaj mjedisit të jashtëm, neodarvinistët mbrojnë këtë pikëpamje:

Në zonat industriale të Europës, në vendet me dendësi të madhe pluhurash dhe tymrash, ndodh dukuria e melanozës industriale.[1] Në këto kushte, meqë fluturat e tenjës ose molës[2] me ngjyrë të errët mbrohen më mirë nga armiqtë e tyre në sfondin e përhirosur të mureve apo sipërfaqeve të tjera, skartohen më pak, domethënë shumohen më tepër se fluturat me ngjyrë të çelët, kemi të bëjmë me një proces ndryshimi që do të çojë, një ditë, në eliminimin e plotë të fluturave me ngjyrë të çelët.

Eshtë e qartë se ky shembull nuk mund të shërbejë si argument për evolucionin, sepse qoftë e bardhë apo e zezë, si tenja e zhdukur, si tenja që ka mbijetuar, mbetet tenjë. Në këtë rast nuk kemi jo vetëm kalim në një lloj tjetër, por as ndryshim brenda llojit. Këtu bëhet fjalë vetëm për një cilësi të tenjës, aftësinë për t’iu përshtatur ndryshimit të kushteve të mjedisit, konkretisht me anë të ndryshimit të ngjyrës. E gjitha vetëm kaq!

Pretendimi se mes gjallesave të të njëjtit lloj ndodhin ndryshime (dallime) si rezultat qoftë i një dukurie të natyrshme, qoftë i një izolimi artificial, domethënë i një detyrimi për të jetuar në kushte të caktuara, paraqitet dhe mbrohet si një argument i evolucionit, në themel të të cilit qëndron përshtatja. Ndryshime dhe dallime të tilla mund të ndodhin dhe duken në çdo kohë, por gjithmonë janë sipërfaqësorë dhe zhvillohen brenda të të njëjtit lloj. Nuk mund të pretendohet që një ndryshim i tillë brenda llojit të nxjerrë në shesh lloje të reja me anë të metamorfozave në zinxhirin evolucionar. Edhe nëse pretendohet, ky pretendim nuk bart asnjë vlerë shkencore!

http://fgulen.com/al/veprat/e-verteta-e-krijimit-dhe-evolucioni