A shkojnë shpirtrat në sferën e shpirtrave kur jemi në gjumë?

Njeriu është i përbërë nga trupi dhe shpirti. Trupi është një strukturë e cila përbëhet nga mishi dhe kockat dhe dheu në thelb, e cila ruan jetën e saj falë proteinave që vijnë nga toka dhe që më pas pësojnë ndryshime kimike dhe fizike; dhe kjo strukturë shndërrohet në tokë pasi të vdesë.

Shpirti, nga ana tjetër, është një urdhër hyjnor që vjen nga All-llahu dhe e bën trupin të gjallë, i jep mundësinë e aftësisë për të parë dhe ndjerë.

Le të mendojmë për një njeri të vdekur; i gjithë trupi, duart, krahët, truri, sytë, zemra, janë pikërisht aty ku do të jenë. Nëse i themi këtij personi një shaka,nëse e pyesni atë për një enigmë, nëse i tregoni histori të frikshme dhe ngjarje të trishtueshme, a do të reagoj ai në ato që ne i themi?

Çfarë ndodhi me atë njeri, i cili kur ishte gjallë, qeshi me çdo shaka dhe u trishtua për çdo ngjarje të trishtuar? Në fakt, pyetja thelbësore është, çfarë e lë trupin kur njeriu vdes pa të cilin nuk ka lumturi apo pikëllim? Përgjigja është shpirti.

Do të thotë ajo që prodhon ndjenjat tona dhe ajo që është burimi i emocioneve është shpirti. Përndryshe, është e pamundur të shpjegosh nocione të tilla si lumturi, ide, mendim me një rrjedhë elektrike në mes organeve të trupit. Falë shpirtit, ka edhe ndjenja. Kur shpirti i hiqet trupit, ndjenjat dhe idetë e braktisin trupin gjithashtu.

Gjatë ëndrrave, shpirti nuk e lë trupin. Shpirti ka aftësinë të jetë i pranishëm në vende të tjera pa lënë trupin. Në të vërtetë, shpirtrat e atyre që e kanë pastruar veten mund të jenë të pranishëm në shumë vende në një kohë. Abdul Kadir Gejlani ishte parë në më shumë se dyzet vende njëherësh.

Edhe gjatë ëndrrave, shpirti i njeriut është i lidhur me trupin. Sidoqoftë, ndërsa ëndërroni, dritare të ndryshme hapen në vende dhe sfera të ndryshme dhe shpirti i shikon ato fusha përmes këtyre dritareve. Ai mund të kontaktojë me shpirtrat e njerëzve të tjerë.

Gjumi është një nevojë jetësore për njerëzit dhe Zoti e krijoi ditën, si kohë për të punuar dhe natën si kohë për të fjetur dhe pushuar. Gjumi nuk është asgjë, por është një kohë për të pushuar.

Linku: https://questionsonislam.com/question/do-souls-go-realm-souls-when-we-are-asleep

 

Print Friendly, PDF & Email