A shërbejnë si argument për evolucionin fluturat e tenjës ose molët në zonat industriale të Europës?

Lamarku pretendon se “gjirafës i është zgjatur qafa në mënyrë anormale pasi ka pasur nevojë të arrijë degët e larta”! (?) E cila është ajo kafshë bimëngrënëse që nuk kërkon të hajë gjethet e degëve më të larta? Pse, vallë, vetëm qafa e gjirafës është zgjatur, kurse e kafshëve të tjera, jo? Edhe dhitë ushqehen vazhdimisht me degë dhe gjethe pemësh dhe kjo mënyrë ushqyerjeje është aq karakteristike për to, saqë dhitë konsiderohen armiq të pyjeve! Mirëpo, ja që qafa nuk u është zgjatur, prandaj janë të detyruara të kacaviren për të arritur degët e larta! A nuk do të deshte gjarpëri të ecte mbi këmbë në vend që të zvarrisej për tokë? Darvini ka një pikëpamje, sipas të cilës “këmbët e gjarpërit janë atrofizuar me kalimin e kohës”. Kontradikta këtu është aq e hapur sa mund ta vërë re kushdo. Po qe se në botën e kafshëve ka vepruar dhe vepron evolucioni, do të duhej që, nëse gjarpëri ka qenë në krye të herës zvarranik, me kohë t’i qenë formuar këmbët, kurse, nëse ka qenë me këmbë, s’ka pasë pse të mos i përdorte. Ç’e ka shtyrë gjarpërin me këmbë të mos i përdorë ato, të kthehet në zvarranik dhe, pastaj, duke u hequr zvarrë, ta përdorë qafën për ta zgjatur? Nga njëra anë, i ka këmbët, por nuk i përdor dhe, nga një kafshë më e lartë, në vend që të evoluojë më tej, kthehet mbrapsht në një kafshë më të ulët! A nuk ka kontradiktë këtu?