a.s, s.a.v, xh.xh, r.a, k.s, Allahu Ekber, Elhamdulillah, MashaAllah, InshaAllah etj. Cka do te thote? Kuptimet e shkurtesave Islame

5/5 - (2 votes)

Kuptimi në gjuhën shqipe i disa shkurtesave dhe fjalëve ditore është si në vijim:

  • (xh.xh.), xhel-le xhelaluhu: Përdoret për të madhëruar Allahun. I takon vetëm Atij.
  • Domethënia e “Teala” është “Madhështor”, “i Ngritur”, kurse “Azze ve Xhel” janë dy cilësi “Azze”, “i Plotfuqishëm” dhe ‘Xhel-le” do të thotë: “i Madhëruar” dhe “i Lartësuar”.
  • Subhanallah: i pa të meta është All-llahu, është i lirë nga mangësitë. Ai është i përsosur dhe me atribute të përsosura.
  • Elhamdulil-lah: Falënderimi i takon Allahut.
  • Allahu Ekber: Allahu është më i madhi.
  • (s.a.v.); Salallahu alejhi ue selam: Paqja dhe bekimet qofshin mbi Profetin tonë, është një lutje e veçantë për Profetin tonë.
  • (a.s.); alejhis-selam: Paqja qoftë mbi të. Përdoret për profetët.
  • (r.a.); radijallahu anh: Allahu qoftë i kënaqur me të. Thuhet për sahabët (shokët e Pejgamberit a.s.)
  • (k.s.); kuddise sirruhu: Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij. Përdoret për njerëzit e nivelit të lartë në fe.
  • (r.h.); Rahmetullahi alejh: Allahu e mëshiroftë. Përdoret për besimtarët e vërtetë që kanë ndëruar jetë.
  • InshaAllah: Nëse dëshiron Allahu. Shpreh një klauzolë me kusht.
  • MashaAllah: atë që dëshiron Allahu. Përbëhet nga tre fjalë: “ma” që do të thotë “gjë”, “shae” që do të thotë “e dëshiroi, deshti” dhe emri Allah. Përdoret në gjuhën e popullit si një shprehje befasie dhe vlerësimi përballë bukurisë, mirësisë, bekimit dhe suksesit, dhe me dëshirën për mos ndikimin nga syri i keq (msyshi).
  • Estagfirullah: O Allah, më fal! ose: Kërkoj falje nga Allahu.
  • Es-selamu alejkum ua rahmatullah: Mëshira dhe paqja e Allahut qofshin mbi ju.

 

Dhe së fundmi:

Allahu Alem: Allahu din më së miri

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.