A prishet gusuli nëse gjatë marrjes së gusulit prishet abdesi?

Nëse gjatë gusulit na rrjedh gjak nga ndonjë pjesë e trupit apo ndodh ndonjë nga situatat që prishin abdesin, kjo nuk e pengon gusulin. Por për të kryer adhurimet, duhet që të marrim dhe një herë abdes pas gusulit. Gjendjet të cilat kërkojnë marrjen e gusulit janë të qarta. Nëse nuk realizohen ndonjëra prej tyre, atëherë gusuli nuk prishet. Por nëse gjatë gusulit kemi rrjedhje të spermës apo medhi, më e përshtatshme është që gusulin ta fillojmë prej fillimit.