A mund t’i japë gji fëmijës një grua me të përmuajshme ose lehonë? Gjidhënia gjatë menstruacioneve

Të përmuajshmet dhe lehonia janë një veçori e vënë nga Allahu në natyrën e tyre. Është e pamundur që gruaja të shpëtojë nga kjo me vullnetin e vet. Kjo është një sëmundje që vazhdon, brenda procesit të vet të natyrshëm, gjer në një moshë të caktuar dhe që ndërpritet kur t’i vijë koha. Gjatë periudhës së të përmuajshmeve dhe lehonisë, gruaja është vazhdimisht e papastër.

Në këtë periudhë papastërtie që zgjat në lehoni më e shumta 40 ditë dhe, në të përmuajshmet, 10 ditë, t’i thuash gruas e cila është e detyruar t’i japë gji fëmijës, të marrë abdes për çdo radhë, është në kundërshtim me frymën e lehtësisë të fesë islame. Ndërkaq, edhe me këtë abdes gruaja s’ka për të mbetur e pastër ligjërisht. Feja islame është plot rregulla të vendosura në mënyrë që çdo individ të mund t’i plotësojë me lehtësi përgjegjësitë e veta. Askush s’ka të drejtë ta vështirësojë fenë e ta bëjë të pajetueshme. Prandaj, në këto periudha, gruaja mund t’i japë gji fëmijës pasi t’i pastrojë duart dhe majën e gjirit. Kurse pasi t’i mbarojë periudha e sëmurë, pra, në kohët kur ndodhet e pastër ligjërisht, gruaja këshillohet të mas i japë gji fëmijës pa abdes. Ka mundësi që kjo ndjeshmëri të bëhet shkas që fëmija të rritet i shëndetshëm dhe të bëhet njeri që të fitojë pëlqimin e Allahut.

Disa nëna pohojnë se nuk i japin gji fëmijës pa abdes edhe në periudhat e të përmuajshmeve dhe lehonisë. Ka mundësi që këto të bëjnë tejemum para dhënies së gjirit. Nga ky këndvështrim, nënat që dëshirojnë, në periudhat në fjalë mund të bëjnë tejemum para se t’i japin gji fëmijës. Ky nuk është urdhër fetar; nuk është urdhër fetar, por është një praktikë delikate që përmban dobi, e cila bëhet pretekst për mirësi, shëndet dhe begati.

 

Resurset:

A mund t’i japë gji fëmijës një grua me të përmuajshme ose lehonë?

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.